Ristani: Komisionerët e partive, jo profesionistë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar një sërë vendimesh për tabelat përmbledhëse të disa qarqeve dhe ankesat e disa partive politike. Kreu i KQZ Arben Ristani u shpreh në mbledhjen e sotme se janë vërejtur një sërë parregullsi në KZAZ-të e disa qarqeve të vendit duke shtuar se kjo ka ardhur si pasojë e komisionerëve jo profesionitë. "Komisionerët kanë qenë jo profesionistë dhe të papërgjegjshëm sepse forcat politike nuk i kanë sjellë për trajnime prandaj ata kanë vepruar për të prishur zgjedhjet" theksoi Ristani. Ai gjithashtu kërkoi nga KZAZ-të e qarqeve të dërgonin për tu shqyrtuar sa më shpejt bazat materiale në KQZ. Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi vëndimin për regjistrimin e PD-së dhe PS-së si subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhejt e pjesshme për kryetarin e komunës Ballagat në datën 2 gusht të 2009-ës.