E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania e Madhe projekt ne ndihme te Gjykates se Larte

Kryetarja e Gjykates se Larte Znj. Shpresa Becaj priti dje ne nje takim Znj. Fiona Mclleham Ambasadore e Britanine se Madhe ne Shqiperi dhe Sir Henry Brooke nje gjykates i larte britanik dhe drejtues i nje projekti qe mbeshtet Gjykaten e Larte financuar nga Qeveria Britanike. Gjate takimit Znj. Mclleham ka shprehur mbeshtetjen e saj per vazhdimin e bashkepunimit me institucionin e Gjykates se Larte nepermjet projektit te drejtuar nga Lord Slynn i Fondacionit per te Drejten Europiane i Hadlit. Ky eshte njeri nga projektet britanike per te mbeshtetur reformen e sundimit te ligjit ne Shqiperi dicka qe eshte ne interes te perbashket dhe e nevojshme per progresin e Shqiperise drejt BE-se. Znj.Becaj u shpreh se shkembimi i eksperiencave me vende te tilla si Britania e Madhe do te ishte ne te miren e te gjithe sistemit gjyqesor ne vend. Duke pranuar me kenaqesi ndihmen e ofruar per bashkepunim kryetarja Becaj u shpreh se mbeshtjetja qe kjo ambasade ofron me ane te projektit te drejtuar nga Sir Henry Brooke eshte nje ndihme konkrete per te vazhduar hapat qe po ndermerren ne kuader te reformave ne sistemin e drejtesise dhe vecanerisht ne Gjykaten e Larte. Sipas Kryetares se Gjykates se Larte trupa gjyqesore funksionon pa gjyqtare te mjaftueshem per intervale te gjata kohore dhe ne kushtet e nje infrastrukture e cila nuk garanton kushtet normale te punes e cila sjell vonesa ne shqyrtimin e ceshtjeve dhe pakenaqesi nga ana e publikut. Per realizimin e nje reforme te plote dhe imediate kerkohet mbeshtetje nga te gjithe institucionet ligjvenese dhe ekzekutivi per te reformuar kodet proceduriale dhe krijuar nje Kolegj Administrativ prane Gjykates se Larte rritjen e numrit te gjyqtareve vazhdimin e detyres se gjyqtareve deri ne zevendesimin e tyre riemerimi i gjyqtareve mbas mbarimit te mandatit etj. Ambasadorja tha se ceshtja e reformes ne drejtesi eshte bere me e rendesishme dhe urgjente se kurre. Opinioni i BE-se ne muajin nentor parashtroi disa prioritete qe lidhen drejtperdrejt me gjyqesorin dhe Ministria e Drejtesise po punon mbi nje strategji per ti adresuar keto ceshtje. Ajo konfirmoi se Qeveria Britanike do te vazhdoje te mbeshtese reformat ne drejtesi dhe theksoi rendesine e profesionalizmit dhe pavaresise se institucioneve. Ajo gjithashtu nenvizoi se sfidat me te cilat perballet sot drejtesia jane te medha dhe vetem profesionalizmi dhe adresimi i rasteve te evidentuara te korrupsionit do te sillte nje rritje te besimit te publikut. Bashkepunimi brenda sistemit te drejtesise dhe ai midis institucioneve shteterore dhe drejtesise eshte thelbesor. Politika duhet te luaje rolin e saj dhe te marre pergjegjesite qe i takojne u shpreh ambasadorja britanike. Nga ana e tij Sir Henry Brooke tha se ekspertet nga Britania dhe BE-ja mund te keshillojne sistemin e drejtesise dhe Gjykaten e Larte mbi menyrat se si te zgjidhin problemet e tyre por kjo pergjegjesi ne fund i takon gjyqesorit dhe politikaneve te vendit qe te marrin vendimet e duhura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›