Ristani: Urgjent ndryshimet ne Kod Rozeta Rapushi
Kur na ndan me pak se nje vit nga zhvillimi i zgjedhjeve te ardhshme te pushtetit lokal, Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, u ben thirrje lidereve politike, qe ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve te mos i bejne ne minuten e fundit. I perballur jo pak here me te tilla situata, Ristani u shpreh dje se ne sesionin e ardhshem parlamentar, duhet te nise menjehere puna me permiresimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Sipas tij, ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve nuk duhet te jene thelbesore dhe ato nuk duhet te vijne ne minuten e fundit. “Nese vendosen qe te behen ndryshime thelbesore, ato duhet te ndodhin ne kohe, shume shpejt ne krahasim me daten e zgjedhjeve. Po une nuk besoj se do te kete ndryshime thelbesore pasi ne pergjithesi ndryshimet thelbesore, nuk jane te keshillueshme te ndodhin shpesh”, keshilloi Ristani. Sipas tij, jo me larg se nje vit me pare, politika beri nje ndryshim thelbesor ne ligjin e zgjedhjeve, duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe tashme sipas kreut te KQZ-se, ndryshimet duhet te vijne ne cilesine e zbatimit te kodit per te permiresuar ato verejtje apo kritika te percaktuara ne raportin e OSBE/ODIHR. “Ne Kodin Zgjedhor, eshte e domosdoshme qe te behen ndryshime cilesore ne menyre qe vitin e ardhshem zgjedhjet te jene akoma me te mira”, vijoi Ristani. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se komentoi edhe mundesine e ndryshimit te perberjes se ketij institucioni, pas koalicionit qeverises PD-LSI. Ajo cka qartesoi Ristani, eshte se “perberja e Komisionit me te larte zgjedhor, nuk mund te ndryshohen pa u prekur me pare ligji”. “Po nga ana tjeter, une nuk besoj qe ndryshimi ligjor do te futet ne keto pjese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i pergjigjet nje formule te caktuar qe eshte gjitheperfshirese dhe mendoj qe mund te ecim me kete rruge”, theksoi kreu i KQZ-se. Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, eshte duke pergatitur nje projekt me amendamente se ku duhet te permiresohet Kodi Zgjedhor. Amendamente qe kreu i ketij komisioni, Ristani, u shpreh se do t’i paraqese ne Kuvend ne rastin e nisjes nga puna me reformen zgjedhore. Ideja me e fundit e propozuar nga Ristani per ligjin e zgjedhjeve eshte zhdukja njehere e pergjithmone e komisionereve politike ne zgjedhje. Sipas Ristanit, do te ishte mire qe KQZ te trajnonte dhe certifikonte komisionere vete dhe me pas, nese edhe partite politike jane dakord, keto komisionere te zgjidhen nga forca politike per te qene pjese ne procesin zgjedhor.
Apeli
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, u beri thirrje dje partive politike qe te nisin nga puna me reformen zgjedhore, per te mos lene cdo gje ne minuten e fundit, ashtu sic ndodh jo pak here.