E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri: Rama te tregoje parate e bashkise

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, kerkoi dje transparence financiare deri ne qindarken e fundit per bashkine e Tiranes. Duke denoncuar si nje akt te paprecedent, veprimin e Kryetarit te kesaj bashkie, Edi Ramen, per refuzimin e kontrollit nga ana e Prefektit te Tiranes, Strazimiri tha se transparenca duhet te behet deri ne fund. “Shqiptaret duan dhe e meritojne transparencen per parate e tyre, e drejte qe u buron nga ligjet e ketij vendi, perpara te cilave te gjithe jane te barabarte, e ne te cilat vjedhja denohet! Duke e konsideruar kete qendrim te Edvinit, si nje akt banditesk, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit, ne emer te deputeteve te qarkut te Tiranes, kerkoj transparencen financiare deri ne qindarken e fundit te parave te taksapaguesve shqiptare te akorduara Bashkise se Tiranes”, tha Strazimiri. Sipas tij, keto dite shqiptaret po njihen me cudine me te fundit te Kryetarit te Bashkise se Tiranes, i cili refuzon kontrollin financiar rutine te organeve te percaktuara me ligj, sic eshte Prefekti i Tiranes. Strazimiri u shpreh se ne baze te ligjeve ne fuqi, parate e taksapaguesve shqiptare, te akorduara bashkive dhe komunave nga qeversja qendrore, i nenshtrohen nje procedure transparente dhe te mirepercaktuar kontrolli lidhur me menyren se si jane shpenzuar dhe sa kane mberritur ne destinacion. “I vetmi organ i qeverisjes vendore ne Republike, qe refuzon transparencen, kontrollin dhe kesisoj ligjin, eshte Bashkia e Tiranes dhe kryetari i saj, perfituesi me i madh i fondeve te buxhetit te shtetit, pra parave te te gjithe shqiptareve nga Tropoja deri ne Delvine.
Bashkia e kryeqytetit nuk mund te qeveriset “me corape ne koke”. Shqiptaret nuk kane para teper per te humbur ne xhepat, qokat, borxhet dhe hallet e asnje individi”, denoncoi deputeti. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›