E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj, “investimi” me i ri ne Partine Socialiste

Deklarata e Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per afrimin e gjithe personazheve te opozites ne seline roze, duket se ishte nje mesazh i qarte per aleatet e rinj. Kreu i G99, Erion Veliaj eshte i pari perfaqesues i opozites qe deklaroi se do te behej pjese e PS-se. Kete vendim ai e justifikoi me pikepamjet e perbashket qe ka me PS. “Greva e urise me beri te kuptoj disa gjera. Ndanim shume gjera te perbashketa. Sigurisht, greva ishte nje moment ekstrem i te njohurit te njerezve, por ndoshta njerezit njihen ne aksion sesa ne llafe. Eshte lajm i mire besoj qe po afrohen dhe po bashkohen progresistet”, ka deklaruar ne mediat, Veliaj per bashkimin e tij me PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›