Halimi: Dakord me komisioneret jopolitike
Propozimi i bere dite me pare ne tryezen per permiresimin e zgjedhjeve, per “prodhimin” e komisionereve jopolitike, u mireprit dje nga maxhoranca. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, tha dje se selia blu eshte shume dakord me vendosjen e komisionereve te perhershem ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, jo partiake. Duke zhdukur keshtu njehere e pergjithmone mosmarreveshjet dhe debatet politike gjate procesit zgjedhor. “Kete problem ka Partia Socialiste, komisioneret zgjedhor dhe kjo do te ishte nje zgjidhje shume interesante pasi del jashte komisioneve bipartizane”, u shpreh Halimi. Sipas tij, aktualisht ne Kodin Zgjedhor perberja e komisioneve eshte bipartizane dhe ndryshimi do te permiresonte kjo situate. “Per aq kohe sa njera force politike, qe aq me teper eshte opozite dhe duhet pyetur edhe me teper per hartimin e ligjit, ajo ka mosbesim ne komisionet bipartizane dhe sigurisht qe do te ishte nje zgjidhje. Po kjo nuk eshte se zgjidhet vetem me rekomandime, eshte nje ceshtje qe do te sjell patjeter ndryshime ne Kodin Zgjedhor”, theksoi Halimi. Ne kete kuader, sipas tij e domosdoshme eshte reagimi dhe qendrimi i opozites ne lidhje me ndryshimet ne Kod. Halimi theksoi nevojen jo vetem te permiresimit te Kodit Zgjedhor, por edhe te marrjes parasysh te propozimeve te bera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne lidhje me te. Sipas tij, tashme i mbetet vetem opozites qe te jape qendrimin e saj per reformen zgjedhore, e cila kerkon 84 vota per tu miratuar.