E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Daul, lajmetar i vizave Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, sqaroi dje se vizita e kreut te Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul ne Tirane, ishte per ti dhene shqiptareve lajmin e gezueshem per liberalizimin e vizave. Duke komentuar qendrimin e kundershtarit te tij Rama, qe e quajti viziten e Daul, nje fushate pro PD-se, Berisha thekoi se ai erdhi ne Shqiperi si nje mik i gjithe shqiptareve pasi grupi i tij luajti nje rol percaktues me voten pro vizave. “Ne kete kontekst, ai beri fushate per mua, aq sa beri edhe per cdo shqiptar, qe mezi pret levizjen e lire te tij dhe heqjen e vizave per shqiptaret ne hapesiren evropiane. Cdo interpretim tjeter i kesaj vizite eshte jo realiste dhe shqiptaret e kane shume te qarte se cili ishte lajmi qe u solli miku i tyre i shquar, Joseph Daul, vetem nje dite pasi ai ishte edhe arkitekti i tij ne Parlamentin Evropian”, sqaroi Berisha nga Durresi, ku ndodhej per nje dreke pune me kryeministrin Kosovar, Hashim Thaci ne rezidencen qeveritare. Takimi mes dy homologeve, u zhvillua ne kuader te perspektives evropiane te dy vendeve ne procesin e integrimit te vendit si dhe te liberalizimit te vizave. “Aspiratat e qytetareve te te dy vendeve per integrim ne Bashkimin Evropian jane promotor i fuqishem e themelor i ketij procesi dhe detyrim madhor i qeverive te dy vendeve tona. Me zotin Thaci rame dakord qe te shkembejme cdo dokument, cdo ligj, cdo platforme, projekt dhe program ne interesin me te mire te ketij procesi, te japim cdo ndihme teknike ne menyre qe ky proces te jete fund e krye, i bazuar ne standardet me te mira”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se gjate drekes se djeshme, u diskutuan edhe ceshtje te tjera te medha si fakti qe jane 69 vende, te cilat kane njohur pavaresine e Kosoves, si vullneti i tyre me i mire per te kontribuuar ne paqen dhe stabilitetin. “Dreka vertet ishte nje dreke pune private, por agjenda e saj ishte kryekeput zyrtare dhe nga me te rendesishmet”, vleresoi Berisha. Nga ana e tij, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, duke falenderuar per mikpritjen, shprehu mirenjohjen per ndihmen e Shqiperise, ne hapat qe po ndermerr shteti i Kosoves ne konsolidimin e shtetit me te ri, ne avancimin e proceseve integruese euroatlantike, ne bashkepunimin rajonal qe kemi ndertuar me te gjitha vendet e rajonit, me procesin e zhvillimit ekonomik etj. “Jemi duke pritur me padurim opinionin e Gjykates Nderkombetare per statusin e Kosoves dhe pastaj perspektiven e sigurt te Kosoves per t’u integruar edhe ne NATO, edhe ne Bashkimin Evropian dhe ne te ardhmen jo te larget edhe ne Organizaten e Kombeve et Bashkuara. Per Kosoven, prezantimi i opinionit te Gjykates Nderkombetare do te shenoje konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit te Kosoves, ecjen perpara dhe do te nenkuptoje edhe njohje te reja per shtetin tone e ne te njejten kohe, natyrisht, edhe relacione te reja ne kuptimin e ceshtjeve praktike se diskutuari me Serbine, por tre jane gjerat, ato, te cilat ne asnje rrethane nuk do te diskutohen”, informoi Thaci.

Sqarimi
Vizita e kreut te Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul ne Tirane, ishte per tu dhene shqiptareve lajmin e mire per vendimin per liberalizimin e vizave. Kryeministri Sali Berisha, hodhi poshte dje cdo interpretim tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›