E Diel, 1 Nëntor 2026

Te perndjekurit qeveria ndryshon ligjin dhe rrit shtresen e perfituesve

Berisha Te ndryshohet historia per regjimin e Hoxhes. Mungon e verteta

Qeveria ndryshon ligjin Per kompensimin e ish te perndjekurve politike. Ne mbledhjen e djeshme eshte ndryshuar afati i njohjes se persekutimit nga regjimi komunist nga 30 nentor 1944 ne 25 tetor 1944. Kjo lidhet me faktin se Keshilli Antifashist Nacional lirimtar i Partise Komuniste jo vetem e kishte shpallur veten si pushtetin e vetem ne vend dhe ekzekutonte te gjithe kundershtaret politike te perfshire ose jo ne lufte por ne Berat me 23 tetor 44 ky keshill u veteshpall qeveri dhe kryeminister u be Enver Hoxha. Sipas ndryshimeve te ligjit te perndjekur nga regjimi komunist do te klasifikohen edhe ata qe jane denuar per vepren penale te terrorizmit. Konkretisht do te njihen per demshperblim ish te denuarit me nenin 64 apo 67 per terrorizem. shte permbushur ne kete ligj edhe kerkesa e tyre per te shtyre afatin e aplikimit per marrjen e demshperblimit deri me 31 dhjetor te ketij viti premtim ky i mbajtur nga Kryeministri Berisha pak kohe me parem gjate takimit me shoqatat e ish-te perndjekurve. Amendimet ne ligj do te shtojne me tej listen e perfituesve. Ndryshimet ne ligj do te bejne edhe njohjen e punes se komisionit trepalesh per dokumentacionin e plotesuar pas viteve 1990 dhe qe nuk gjendet ne arkivin e Ministrise se Brendshme. Keshtu do te perfitojne ish te denuarit ne kampe me telat me gjemba deri ne vitin 1954 te cilet ende nuk kane dokumentacionin gati dhe perfitojne 1 mije leke per dite qendrimi. Nga ana tjeter me nje vendim te Keshillit te Ministrave cdo familje qe ka qene ne internim pas vitit 1965 do te kete shtese pensioni mbi ate qe merr sot per vitet e punes. Ndersa do te rishikohet procedura e marrjes se fondeve te atyre ish te perndjekurve qe kane mbushur moshen 85 vjec. Ne mbledhjen e djeshme Kryeministri Sali Berisha tha se u shpreh i pakenaqur qe historia ne Shqiperi ende nuk ka zbardhur plotesisht te verteten e plote te krimeve te diktatorit Enver Hoxha. Dokumentet autentike faktojne platformen e pohuar me gojen e diktatorit dhe me shkrimin e tij platformen e eliminimit te kundershtareve politike pa gjyq dhe pa prova. Bazuar ne histori ne menyren me te padiskutueshme e drejta duhet te mbizoteroje. Nuk behet fjale per te zbutur asnje qendrim ndaj kolaboracionisteve. Ai ka marre ndeshkim boteror. Behet fjale per ata te cilet u ekzekutuan per bindje te drejta politike per qendrime te qarta kombetare. Ne nuk mund te shkojme drejt 100- vjetorit pa ridimensionuar ngjarjet sic ishte historia jone pa qellime hakmarrese. Ne Shqiperi nuk pati hakmarrje. Ju e shihni ian ini shqiptar jep intervista kunder qeverise. Kjo eshte e verteta u shpreh Berisha. Kryeministri kerkoi qe Ministria e Kultures te vendose qe te ktheje ne muze burgun e Spacit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›