E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Serbi për samitin e UNESKO-s

Samiti i UNESCO-s me temë “Arti modern dhe pajtimi në Europën Juglindore” ka çuar kreun e shtetit, Bamir Topi, në Serbi. Presidenti në krye të një delegacioni zyrtar, është nisur dje për në Beograd, ku do të marrë pjesë në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s të krerëve të shteteve të Europës Juglindore, që do të mbahet në 1-2 shtator 2011 në vendndodhjen e lashtë arkeologjike të Viminaciumit. Topi do të qëndrojë në Beograd deri në datën 3 shtator, ku natyrisht pritet të zhvillojë takime me homologë të tij, ndërkohë që në seancën plenare do të mbajë dhe fjalën përshëndetëse për këtë takim të rëndësishëm e të përvitshëm rajonal. Në këtë samit pritet të marrin pjesë të gjithë presidentët e rajonit, duke përjashtuar përfaqësuesit e Kosovës. Presidenti Topi viziton për herë të parë, në cilësinë e Presidentit, Serbinë, pasi një vit më parë pati refuzuar të ishte pjesë e samitit të presidentëve të Europës Juglindore në Novi Sad, një samit që mbahet çdo vit, për shkak të situatës politike dhe mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›