E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amendamenti i PDIU për gjobat dhe verifikimin

Amendamenti i tretë, që deputetët çamë paraqitën në seancën e datës 7 korrik dhe që u miratua nga Kuvendi, kishte të bënte me riformulimin e nenit 16 të projektligjit të paraqitur nga qeveria. Bëhet fjalë për dispozitën për kundërvajtjet administrative dhe gjobat, dhe mënyra sesi dënohen shkelësit e deklarimit të rremë. Ndërsa projektligji kërkonte të sanksiononte se “Mosdhënia e informacionit në mënyrë të plotë ose të saktë dhe të besueshme, të përcaktuar si të detyrueshëm në përputhje me përcaktimin e germave “a” dhe “b” të nenit 4 të këtij ligji nga personat ose personi përgjegjës, dënohet me gjobë prej 100 mijë lekësh”, deputetët çamë propozuan që të përcaktohet se “Refuzimi për të bërë deklarimin ose deklarimi i rremë dënohet me gjobë prej 100 mijë lekë”. Gjithashtu, në fund të këtij neni, ata propozuan që të shtohet dhe një paragraf tjetër me këtë përmbajtje: “Për hetimin administrativ të kundërvajtësve, INSTAT-i ka të drejtë të konsultojë bazat e të dhënave shtetërore në Republikën e Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›