“Opozita pengoi integrimin në BE”
06/01/2011 Republikanët optimistë për zgjedhjet vendore
Republikanët shprehen optimistë për një fitore të të djathtëve në zgjedhjet e ardhshme vendore, që do të zhvillohen më 8 maj. Duket se tashmë fushata e zgjedhjeve lokale ka nisur në këto ditë të para të 2011-s për Partinë Republikane, e cila që prej nëntorit të vitit të kaluar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit 2011. Ndërkohë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka lënë të hapur mundësinë e garimit vetëm në këto zgjedhje, në rast se aleati i tij kryesor nuk plotëson kriteret e vendosura nga struktura e partisë që ai drejton. Mediu ka theksuar që formula aktuale të zëvendësohet me atë të vitit 2007, pra proporcional i pastër, sepse sipas tij “ajo është formulë që garanton një përfaqësim real dhe të drejtë”. Nga ana tjetër, republikanët fajësojnë opozitën për mosmarrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.