Ristani per ABC News Kodi zgjedhor te permiresohet per zgjedhjet e ardhshme
Kodi Zgjedhor, tashmë paraqet nevojën e përmirësimeve për zgjedhjet e ardhshme.
Kështu është shprehur kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, gjatë një bisede në studion e “ABC News”, pak orë pasi institucioni që ai drejton ka certifikuar zyrtarisht rezultatin përfundimtar të 8 Majit.
“Votimi dhe numërimi elektronik në Shqipëri, janë forma të cilat janë të nevojshme të mbështeten, edhe nga politika.
Vendet e përparuara të botës kanë një mënyrë votimi më të thjeshtë.
Kurse procesi ynë zgjedhor, ishte mjaft i sofistikuar”, u shpreh ai.
Ndërsa në lidhje me mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai tha se që në fillim të saj, sjelljet e përfaqësuesve të partive, nuk ishin të denja.
“Që në fillm të punës së saj, KQZ-ja ka hasur disa vështirësi. Tensioni mes palëve politike, ka ndikuar edhe në punën e saj.
Kanë qenë veprime anarkiste, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve arriti t’i shmangë dhe të realizojë si duhet punën e tij.
Por një institucion nuk duhet bojkotuar, ashtu siç kanë bërë partitë politike, ligji duhet të zbatohet njësoj nga të gjithë.
Braktisja e KQZ-së nga palët, është e paligjshme, ato nuk duhet t’i braktisin mbledhjet e saj.
Njerëz me mandat në politikë, kanë penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve.
Por ne duam që këtë vend ta largojmë nga të tilla metoda dhe të shohim para, duke parë me drejtësi dhe bonsesns mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet në Shqipëri”, tha Ristani.
Ndërsa duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet e 8 Majit, ai tha se ekspertët e kanë vlerësuar pozitivisht mënyrën se si u zhvillua ky proces.
“Zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese.
Rekomandimi i parë i OSBE/ODIHR-it ka qenë përgjegjshmëria e palëve politike në proces.
Ky raport e vlerësoi shumë transparente punën e KQZ-së dhe shton se palët duhet që ta ushtrojnë në mënyrë të përgjegjshme detyrën”, tha ai lidhur me këtë çështje.