Kristiano Ronaldo mund te denohet me 2 ndeshje pezullim nga UEFA
Edhe një tjetër yll i madh i futbollit, madje ai që pretendon të jetë më i madhi, rrezikon të marrë një dënim aspak të lehtë. Kristiano Ronaldo mund të pezullohet me 2 ndeshje ndaj UEFA, pas deklaratave të bëra pas ndeshjes me Realit të Madridit në fushën e Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve. Portugezi u ankua për trajtimin e bërë nga gjyqtari norvegjez, Odvar Mën, i cili, sipas tij, nuk e mbrojti nga ndërhyrjet e rrezikshme të vendasve.
“Është një turp, ishin fjalët e Ronaldos, nuk e ndjej këmbën, të cilën e kam me 3 qepje. Flitet për lojë të ndershme dhe mbrojtje të lojtarëve të mirë, por unë nuk kam asgjë nga këto”.
Pas përdori fjalën “turp” për gjyqtarin, numri 7 madrilen mund të dënohet me 2 ndeshje pezullim, ashtu siç i ndodhi trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Ndërkaq, sulmuesi i Çelsit, Didie Drogba, u dënua me 5 ndeshje për akuzat ndaj gjyqtarit norvegjez Ovrebo, po ndaj Barcelonës, në vitin 2009.
Ronaldo u vërshëllye dhe u sha nga publiku në stadiumin “Maksimir” në Zagreb dhe u shpreh më pas se “më shajnë sepse jam i bukur, i pasur dhe një futbollist i madh, nuk kam çfarë shpjegimi tjetër të jap”.