Ristekvski dhe Idrizi braktisin Elbasanin
Kriza financiare qe po perjeton klubi i Elbasanit pas terheqjes ende jo perfundimtare te njerit prej presidenteve te Elbasanit ka tronditur themelet e ekipit te ketij edicioni. Mosshlyerja e pagave te futbollisteve qe prej fillimit te sezonit ka vene me shpatulla pas murit jo vetem lojtaret vendas por mbi te gjithe ata te huajt te cilet jane te detyruar te paguajne edhe qirane per te vazhduar respektimin e kontrates qe kane lidhur me kete skuader deri ne fundin e sezonit ne vazhdim. Kjo eshte bere shkak qe malazezi Aleksander Radovic dhe maqedonasit Mensur Idrizi Kire Ristevski kane me shume se tri jave qe pasi kryejne stervitje konsumojne tri vaktet e ushqimit ne mensen e klubit ngujohen ne shtepite e marra me qira pasi skane para as per te dale ne xhiro. Madje dy maqedonasit Ristevski dhe Idrizi kane qe prej tri ditesh qe jane larguar drejt Maqedonise dhe do te rikthehen ne Elbasan vetem kur dikush nga klubi ti kerkoje per te marre parate e prapambetura. Nese nje situate e tille nuk do te zgjidhet shpejt atehere rrezikohet largimi i pjeses me te madhe te skuadres.