E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje e re nga fronti lindor i OSBE-se

Ne Astana te Kazakistanit u mbyll Samiti i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe. Kreret e shteteve dhe te qeverive te 56 vendeve pjesemarrese ne organizate dhe vendeve partnere si dhe perfaqesues te larte te 67 organizatave nderkombetare sipas nje shperndarjeje globale moren pjese ne takimin dyditor ne Pallatin e Pavaresise. Axhenda ishte parashikuar shume strikt jo vetem per arsye organizative por edhe per faktin se ky samit realizohej pas 11 vitesh qe nga ai i fundit qe u mbajt ne Stamboll. Per pasoje pjeses dermuese te personaliteteve qe do te flisnin gjate seancave u paraqitej rasti i pare dhe ndoshta i fundit per tiu drejtuar publikut te atij niveli ne nje aktivitet te OSBE-se dhe si rrjedhim faktori kohe kishte nje rendesi jetike.

Per fat te keq ashtu sikunder kishim paraprire ne nje tjeter analize paraprake mbi samitin e Astanes ky takim nuk arriti te prodhoje nje deklarate te perbashket ku te adresoheshin qarte problematikat qe has organizata ne shume pikepamje te ndryshme duke filluar nga ato qe lidhen me organizimin e brendshem vendimmarrjen financimin debatin mbi reformimin si dhe aktivitetin e organeve te saj. Ne deklaraten perfundimtare te samitit te titulluar Deklarata perkujtimore e Astanes ndash Drejt nje komuniteti sigurie qe qellimin e ka te perkujtoje 35-vjetorin e nenshkrimit te Aktit Final te Helsinkit mund te thuhet se imitoi modelin e deklaratave te meparshme te prodhuara gjate takimeve te ketij niveli. Ne brendesi te tij ky dokument disafaqesh pervec shprehive karakteristike per preambulat e dokumenteve te ketij lloji parashikon per te ardhmen e OSBE rritjen e bashkepunimit ndermjet shteteve por nuk tregon menyrat krijimin e nje komuniteti sigurie por pa percaktuar karakteristikat e tij rikujton se siguria e secilit shtet eshte e lidhur ne menyre te pandashme nga ajo e shteteve te tjera por nuk shprehet per ndonje iniciative mbi zgjidhjen e konflikteve te fjetura etj.

Ceshtjet e shprehura me qarte jane te pakta nder te cilat nisja e negociatave per ratifikimin e Traktatit per Forcat Konvencionale ne Europe ne vitin 2011 rritjen e angazhimit per forcimin e rendit ligjor dhe rindertimit ne Afganistan si dhe perfshirjen e tij ne aktivitetet e OSBE-se. Ne kete dokument nuk u perfshi as edhe ndonje vendim ne perputhje me perfundimet e panelit te ngritur ne vitin 2005 me qellim propozimin e reformave per tu ndermarre nga organizata me qellim perballimin e sfidave te se ardhmes ne fushen e sigurise. Gjithashtu dhe ideja qe spikat ne dokument ajo e krijimit te nje komuniteti sigurie euroatlantik dhe euroaziatik eshte nje pershtatje e kujdesshme e idese se paraqitur nga Presidenti rus Medvedev 2 vjet me pare ne disa konferenca mbi sigurine ne Gjermani dhe ne France.

Ne perfundim per samitin e Astanes mund te thuhet se kontribuoi me shume ne fuqizimin e pozitave nderkombetare te Kazakistanit si shteti kryesues per vitin 2010 sesa ne fuqizimin ose rivitalizimin e shumekerkuar te vete organizates. Fjalet e Presidentit kazakistanas Nazarbayev se nje sukses i madh i samitit ishte mbledhja e te gjithe lidereve te shteteve pjesemarrese ne organizate se bashku se samiti eshte hapi i pare ne iniciativen e Kazakistanit per te krijuar nje komitet sigurie te pandalshem euroatlantik dhe euroaziatik tregojne fare qarte se interesi kombetar i lidereve kazakistanas gjate drejtimit te organizates por edhe ne organizimin e samitit ka qene relativisht larg interesit te OSBE si organizate qe perfshin dhe 55 shtete te tjera.

Pavaresisht arritjeve gjate vitit kazakistanas mund te behen disa parashikime ne pritje te nje tjeter samiti ne te ardhmen. Deri atehere aktiviteti i OSBE do te kufizohet ne adoptimin e dokumenteve te ndryshme politike te vendosura ne nivel ministror ose me te ulet. Aftesite operacionale te OSBE do te vendosen ne funksion te ngritjes se kapaciteteve per realizimin e objektivave te vendosura me pare prej saj dhenien e ndihmes per vende te ndryshme per te ngritur kapacitete si dhe rritja e angazhimit per shkembimin e informacionit dhe njohurive mbi ceshtjet globale te sigurise. Pavaresisht humbjes se vazhdueshme te autoritetit nderkombetar OSBE nuk do te ndaloje se ekzistuari pasi do shkeputej nje lidhje e rendesishme politike e shteteve perendimore me shtetet e dala nga shperberja e ish-Bashkimit Sovjetik dhe asnje nga institucionet e tjera nderkombetare transatlantike nuk mund ta zevendesoje ate ne nje periudhe te afert. Si pasoje e krizes ekonomike shkurtimet eventuale ne buxhet do te ndikojne fuqishem ne efikasitetin e misioneve ne terren te OSBE te te cilat shkon rreth 80-85 e fondeve te organizates. Per keto organizata mund te reduktoje shpenzimet e teperta.

Nje tjeter dukuri qe vihet re eshte humbja e ekskluzivitetit te OSBE-se ne adoptimin e aftesive parandaluese dhe menaxhuese te konflikteve. BE NATO dhe KiE kane zhvilluar kompetenca jo vetem politike por edhe ligjore te cilat u mbivendosen kompetencave te gezuara ekskluzivisht nga OSBE deri pak vite me pare dhe zhvillimet me te fundit politiko-strategjike ne keto organizata parashikojne fuqizimin e ketyre kapaciteteve.

Rendesia e OSBE-se ne te ardhmen do te varet ne menyre te drejtperdrejt nga suksesi i saj ne Kaukaz dhe ne Azine Qendrore pasi shtetet e ketyre rajoneve nuk jane as anetare te BE dhe as te NATO dhe kane premisa ti drejtohen OSBE per shqetesimet e tyre mbi sigurine sidomos per nevojen e shfrytezimit te ekspertizes perendimore. Gjithashtu angazhimi i organizates ne menaxhimin e konflikteve te ngrira ne Moldavi dhe ne Kaukaz do te ishte nje mjet per ruajtjen e kredibilitetit te organizates. Deklarata e perbashket e kryetareve te Grupit te Minskut te ngritur nga OSBE dhe kryetareve te shtetit te Azerbajxhanit dhe Armenise te bere gjate punimeve te samitit te Astanes ishte teresisht formale dhe pa asnje implikim te vecante. Ndoshta ne vitet ne vijim OSBE do te rrise angazhimin e saj ne lidhje me zgjidhjen e ketij konflikti tashme shumevjecar. OSBE eshte e vetmja organizate qe mund te perballoje edhe per nje periudhe relativisht te gjate me nje qasje te vecante te gjitha rreziqet qe hasin shtetet pjesemarrese si terrorizmi krimi i organizuar tregtia ilegale e armatimeve represioni politik flukset e refugjateve dhe shkeljen e te drejtave te njeriut duke marre parasysh vecorite e reja te ketyre sfidave te sigurise. Roli i saj eshte akoma i fuqishem sidomos ne Azine Qendrore. Kete pozicion aktual OSBE mund ta shfrytezoje ne menyre sa me efikase per te mos lejuar zevendesimin e saj me organizata rajonale territorialisht me te kufizuara por me te njejtin qellim dhe funksion. Bie fjala njera prej tyre eshte dhe Organizata per Bashkepunim e Shangait.

Sidoqofte duket se vendimi me i qarte i marre gjate samitit te Astanes ishte vendimi per kalimin e drejtimit te organizates nga Kazakistani te Lituania ne vitin 2011. Kryetari ne detyre i ardhshem i OSBE-se do te jete ministri i Jashtem aktual lituanez Z. Audronis Azubalis nje ish-gazetar qe ne nje interviste eshte shprehur se toleranca dhe edukimi do te jene ne qender te vemendjes se tij gjate drejtimit te organizates. Veshtiresite me te medha gjate vitit 2011 kryetari i ardhshem Azubalis ka per ti hasur gjate perzgjedhjes se sekretarit te ri te Pergjithshem te OSBE si dhe ne emerimin e kreut te ODIHR per pasoje te perfundimit te mandatit te tyre. Sigurisht detyrat e lena nga samiti i Astanes nuk parashikojne asgje te re dhe te pazakonte per organizaten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›