E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risvanolli: Plani ynë për universitetin sportiv

Qëndrimi Rektori i këtij institucioni flet për ambiciet e së ardhmes

Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për krijimin e universitetit të sporteve të Tiranës, rektori Vejsel Risvanolli thotë se ky institucion do të jetë në parametrat europiane të arsimit të lartë sportiv. "është hera e parë, sipas mendimit tim, që niveli i formimit të kuadrove të fushës së sportit arrin maksimumin e vet, jo brenda vendit, por dhe në nivel europian", u shpreh rektori Vejsel Risvanolli.
Gjithashtu, ai është shprehur edhe për strukturën e këtij universiteti, i cili do të vendoset në ndërtesën e ish-akademisë së edukimit fizik dhe sporteve, "Vojo Kushi". "Ky universitet, nisur nga përvoja e rrjetit europian të universiteteve të sportit, me të cilët ne tashmë jemi të atashuar shumë mirë, do të ketë në përbërje dy fakultete, nga të cilët një fakultet tashmë është i mirënjohur, i përgatitjes së mësuesve dhe trajnerëve në disiplina të ndryshme. Fakulteti i dytë është një fakultet i ri i tregut të punës, që ka të bëjë me shëndetin dhe aktivitetin fizik", vijon Risvanolli.
Ky universitet, me strukturat përkatëse akademike dhe shkencore, do t’i shërbejë përgatitjes profesionale dhe diplomimit cilësor në të gjitha ciklet e studimit, studentëve të këtij universiteti.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›