Prifti fton biznesin turk
Investimet
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka ftuar dje biznesin turk që të investojë në Shqipëri, nisur nga avantazhet që ofron vendi ynë. Duke folur në forumin ekonomik të organizuar nga një universitet privat, ministri bëri një panoramë të ekonomisë, duke përmendur ligjet, uljen e taksave dhe ecurinë pozitive të klimës së investitorëve të huaj. Prifti i ka paraqitur si prioritet sektorin energjetik dhe minierat. Në takim merrte pjesë edhe Kryeministri Berisha.
#