Rita Ora, videoklipin e ri në Kosovë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila tashmë është bërë e famshme në gjithë botën, pritet që ti bëjë një publicitet shumë të madh Kosovës, duke qenë se videoklipin e ri do ta xhirojë pikërisht në Kosovë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Rita Ora në rrjetin social Facebook. Më datën 8 shtator në Kosovë për të xhiruar videoklipin më të ri, në mënyrë që ti shfaqë botës imazhe nga vendlindja, shkruan Rita. Gjatë kësaj periudhe, ajo pritet gjithashtu që të mbajë edhe një koncert në Prishtinë.