Rita, e ftuar speciale në "Opinion"

Tashmë është konfirmuar se Rita Ora ka anuluar çdo koncert dhe ka ndryshuar axhendën e saj, vetëm për të qenë prezente në Tiranë ditën që shënon 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Përveç performancës në sheshin "Nëna Terezë", axhenda e Ritës në Shqipëri mësohet se do të jetë tepër e ngjeshur me takime mjaft të rëndësishme dhe konferenca për shtyp me gazetarë.
Sipas mediave shqiptare, Ora do të jetë e ftuar speciale e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion”.
Bashkë me Orën, në koncertin madhështor që do të mbahet në 28 nëntor, në skenë do të ngjiten edhe 20 këngëtarë të tjerë shqiptarë./R.K./Indeksonline/