E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luana: Gëzuar Shqipëri!

Luana Vjollca u komentua shumë nga mediat pas bujës së këngës me titull “Ngjyra e kuqe”.
Të gjithë, në mënyrë gati unanime, e lidhën këtë këngë me Luanën, e cila ka gjëra  të shumta me këtë ngjyrë, si këpucë, fustane, bluza, buzëkuq e madje edhe flokët shpesh i ka pasur të kuqe.

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Luana ka arsyetuar këtë lidhshmëri, duke realizuar një sesion fotografimi që karakterizohet nga ngjyra e kuqe. Ajo ka publikuar fotografitë e realizuara, krahas urimit për 100 vjetorin, me fjalët: "Gëzuar Shqipëri!"

Në një intervistë të mëhershme, Vjollca është shprehur e lumtur me faktin se “Ngjyra e kuqe” e  Adrian Gaxhës është një këngë dedikuar asaj, pasi edhe vetë Adriani është shprehur se ajo ka qenë frymëzimi i kësaj kënge.   /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›