E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita, i shpëtoi zhveshjes në skenë

Rita Ora, e veshur me kostum nga lëkura e zezë, të ngjitur pas trupit, për pak i ka shpëtuar edhe një trupërimi publik, derisa vallëzonte në skenë, gjatë një perfomrance shumë energjike.

Fatmirësisht, kësaj rradhe këngëtarja ia doli të mbaronte performancën, duke mos shfaqur në publik ''asetet'' e saj femërore dhe duke dëshmuar aftësitë vokale, në hapjen e turneut të saj "Radioactive".

  Kostumet e Ritës po vazhdojnë të komentohen nga mediat britanike, për stilin e veçantë , duke u cilësuar si një nga elementet kyçe të këtij koncerti.

Kostumet për turneun e Rita Orës janë dizajnuar nga Emilio Pucci. Drejtori kreativ i kësaj shtëpie të modes, ka punuar me këngëtaren, për të realizuar një seri veshjes që vë në pah në mënyrë të përkyer stilin e veçantë të Ritës dhe glamurin urban të saj. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›