E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelly Clarkson flet për martesën e saj

Kelly Clarkson ka zgjedhur që të mos i zbuloj shumë planet e saj për martesë, të paktën deri më tani. Por sipas disa medieve amerikane, nusja e ardhshme ka vendosur të flasë paksa në lidhje me ditën e saj të veçant. 

“Ne po mendojmë ta bëjmë dasmën në këtë vjeshtë. Do të jetë në ambient të hapur. Po mundohemi ta bëjmë dasmë të vogël, por është e vështirë. Kam dy javë që po punojë në listën e të ftuarve në dasmë”.

Clarkson nuk ka pse brengoset sa i përketë anës argëtuese të dasmës. Ylli i muzikës country dhe miku i saj i mirë, Blake Shelton është shprehur i gatshëm të këndojë për të.

Edhe pse ajo është mësuar të ketë të gjithë sytë e publikut të drejtuar nga ajo kur është në skenë ajo pranoi se është nervoze për faktin se do të jetë në qendër të vëmendjes të të gjithëve në martesën e saj.

“Jam e tmerruar kur mendoj se të gjithë do të më shikojnë derisa do të ec në kishë. Do të jetë gjëja më e vështirrë”, tha Clarkson. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›