E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ritet numri i të prekurve nga gripi i derrit edhe në Shqipëri



është nevoja për panik
Lizeta Duro
Alarmi për gripin e derrave ka vënë në lëvizje prej kohësh strukturat shëndetësore në të gjithë vendin tonë. Specialistët Institutit të Shëndetit Publik shprehen se janë evidentuar disa raste të prekurish me gripin e derrit, 3 prej të cilëve e kanë kaluar gjendjen më të vështirë shëndetësore dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Infektiv në QSUT. Nuk dihet ende numri i saktë i të prekurve por për të gjithë personat e dyshuar po kryhen analiza në ISHP. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, bëjnë me dije se sëmundja është një kombinim i gripit të derrit, shpendëve dhe njeriut. Sipas tyre virusi i cili e shkakton atë përmban komponentë të virusit të gripit të derrit, gripit të shpendëve dhe gripit të njerëzve.
Transmetimi
Specialistët sqarojnë se përhapja e sëmundjes ndodh nëpërmjet ajrit, kontakteve të drejtpërdrejta me kafshët dhe nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit të infektuar. Ndërkohë, që simptomat janë të njëjta me ato të gripit të njeriut dhe të gripit të pulës. Specialistët e ISHP-së shprehen se për shkak të temperaturave të ulëta dhe viruseve që qarkullojnë në atmosferë, në ditët në vijim deri në fundin e muajit shkurt virozat e stinës dhe gripi sezonal do jenë të pranishëm në popullatë dhe pritet që situata të agravohet më tepër. Për këtë ata u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen, sidomos atyre që rrezikojnë më shumë, siç janë të sëmurët kronik dhe fëmijët. Në këtë apel përfshihet edhe personeli i shëndetësisë, i cili duhet të ketë kujdes të veçantë, të raportojë dhe ta marrë me shumë seriozitet çdo rast që paraqitet.
Simptomat
Gripi i derrave shoqërohet me një problem frymëmarrjeje tipike që shfaqet tek derrat dhe që shkaktohet nga një virus i veçantë gripit të tipit A. Mundësia për t’u infektuar është më e madhe tek njerëzit që janë në kontakt direkt me këto kafshë, por pas të prekurit të parë kjo sëmundje fillon të përhapet me shpejtësi nga një person tek tjetri. Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal, temperaturë, kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje. Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme. Mënyrat e transmetimit të këtij gripi janë dy: ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin ose përmes kontaktit me personat e sëmurë. Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimi total nga simptomat. Ndërkaq fëmijët mund të qëndrojnë të prekur nga ky virus edhe për një kohë më të gjatë.

Kategoritë që duhet të vaksinohen
Personat mbi 65 vjeç;
Fëmijët mbi 6 muaj;
Të rriturit me sëmundje kronike të zemrës dhe mushkërive, sëmundje metabolike apo të veshkave, sëmundje kronike të mëlçisë, gjendjet kronike neurologjike ose të pamjaftueshmërisë imunitare;
Personat që jetojnë në institucionet rezidencialë të përkujdesit social dhe me paaftësi;
Punonjësit e shëndetësisë (përfshirë ata që kujdesen për të moshuarit apo personat me paaftësi);
Gratë shtatzëna;
Grupe të tjera sipas situatës epidemiologjike;
Këshilla
Lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapun, sidomos pas prekjes së hundës, gojës dhe syve dhe pas shtrëngimit të duarve me persona të tjerë.
Qëndroni në shtëpi kur jeni sëmurë.
Kërkoni ndihmën e mjekut në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Përdorni dietë të pasur me proteina, fruta dhe lëngje.
Evitoni qëndrimet në mjedise të mbyllura dhe të populluara.
Përdorni shami kur kolliteni ose teshtini.

Bashkia e Tiranës prezanton projektin për muzeun e ri në kryeqytet
Bashkia e Tiranës organizoi një konsultë me arkitektë dhe studiues ku u diskutua ndërtimi i Muzeut pranë xhamisë së re që do të ndërtohet së shpejti. I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i Bashkisë, Edi Rama u shpreh se është takimi i dytë që kjo bashki zhvillon për të çuar përpara projektin për Muzeun e Tiranës dhe Bashkëjetesës Fetare. “Është një takim, që ndryshe nga takimi i parë nuk prezanton thjesht idenë e këtij muzeu, por shkon pak më tutje, duke avancuar përpara publikut dhe posaçërisht përpara të ftuarve të veçantë të këtij takimi, profesorë të fushave të ndryshme që lidhen me historinë dhe me traditën, një detyrë projektimi e cila bashkë me detyrën e projektimit për Xhaminë e Re të Tiranës do i nënshtrohen konkursit ndërkombëtar që ne po përgatisim, në mënyrë që të çojmë përpara punën për të realizuar plotësimin e trekëndëshit të religjioneve që bashkëjetojnë në harmoni në qytetin tonë dhe të këtij Muzeu i cili siç e shihni në prezantimin e detyrës së projektimit do të ketë brenda historinë e dokumentuar të qytetit tonë si dhe rrugën që ka përshkuar, si pjesë e pandashme dhe madje esenciale e bashkëjetesës qytetare në Tiranë, bashkëjetesa mes feve” u shpreh Rama. Sipas kryebashkiakut ky muze i mungon kryeqytetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në raport me traditën tonë të muzeve, e cila me ndonjë përjashtim, është mjaft e ndikuar dhe e cënuar nga kultura totalitare dhe brenda së cilës ky muze do të brendashkruhet, si një diçka krejt e veçantë.

8 Janar 2011

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›