E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Aplikimi, pse ishte nje hap i matur"

Shqiperia dorezoi dje kerkesen per statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Kerkesa eshte dorezuar nga kryeministri Sali Berisha, ne nje kohe qe ka zera qe mendojne se ky eshte nje hap i ngutur i Shqiperise. Cornelius Adebahr eshte specialist per Ballkanin dhe Evropen ne Shoqaten Gjermane per Politike te Jashtme (DGAP) ne Berlin. Ne pyetjen nese ky ishte nje hap i pershpejtuar i Shqiperise, Adebahri pergjigjet duke thene se vendimi ishte nje hap i matur.

E konsideroni ju, nje hap te pershpejtuar te Shqiperise, aplikimin momentalisht per ne BE?

Qeveria shqiptare me kete hap po kalon ne ofensive, sepse ajo nuk po pret me derisa Komisioni te jape driten e gjelber. Me kete hap ajo e mori vete ne dore situaten. Por procesi do te zgjase edhe disa kohe derisa te merret vendimi.

A mendoni se ishte nje hap i mencur nga ana e qeverise shqiptare?

Mua me duket hap i matur. Qeveria shqiptare u perpoq te merrte mbeshtetjen e shume shteteve anetare, nje pjese e tyre e kane thene hapur se e mirepresin pozitivisht kandidaturen e saj. Se fundi, jane vendet anetare ato qe do te duhet ta pranojne kandidaturen e qe me vone do t'ia dorezojne Komisionit. E me vone do te jene serish vendet anetare ato qe do te vendosin se a do t'i jepet statusi i kandidatit apo jo. Pra kontakti me vendet anetare eshte shume i rendesishem.

Gjermania megjithate nuk ka qene nder vendet inkurajuese. Si duhet kuptuar qendrimi i saj?

Te mos nxitesh nuk do te thote te jesh kunder. Gjermania ndodhet ne krize ekonomike dhe ne fushate zgjedhore dhe politikanet e ketushem aktualisht jane shume te kujdesshem. Ata nuk duan te trembin qytetaret me premtime te metejshme per anetaresim. Prandaj edhe ka shume zera qe thone se kerkesa te tilla nuk duhen parashtruar tani.

Kur mund t'i jepet Shqiperise statusi i kandidatit?

Kjo do te kerkoje kohe. Kerkesa tani do t'u kalohet vendeve anetare, e pastaj serish do t'i kthehet komisionit. Ky do ta rishqyrtoje. Kjo procedure mund te duket formale, por ajo mund te kerkoje disa muaj, sic ishte ne rastin e Malit te Zi. Me pas do te duhet nje vit per shqyrtimin e kerkeses nga Komisioni. Pra, para vitit te ardhshem nuk do te kete ndonje rezultat konkret.

Cfare do te perfitonte Shqiperia nga statusi kandidat?

Po te pranohet kerkesa, dhe Shqiperise t'i jepet statusi i kandidatit, atehere ajo do te bente nje hap cilesor ne marredheniet me Bashkimin Evropian, do te hynte ne grupin e vendeve qe jane me afer BE-se e do te kete te drejte te marre pjese ne programin e Ndihmes per Anetaresim. Statusi nuk do te kete vetem vlere simbolike, por edhe materiale.

Maqedonia e ka fituar statusin qysh para kater vjetesh dhe ende nuk ka filluar bisedimet per negociata. Sa kohe do t'i duhet Shqiperise per te pritur fillimin e negociatave? Kancelarja gjermane Angela Merkel eshte shprehur per nje pauze pesevjecare deri ne raundin e ardhshem te zgjerimit, mbas ratifikimit te traktatit te Lisbones.

Nuk e besoj qe do te duhet kaq shume kohe, sepse edhe negociatat do te zgjasin disa vjet. Nuk do te kaloje aq kohe sa ne rastin e Maqedonise, sepse per kete nuk ka shkak. Por, sic duket gjendja deri tani, procesi do te jete i ngadalte dhe ne fillim ndoshta do te zvarritet.

DW: BE-ja kerkon realizimin e standardeve. Ku ndodhet Shqiperia ne kete pike?

Adebahr: Ende nuk i ka arritur standardet e duhura. Nga kendveshtrimi shqiptar kjo pike duhet te luaje rolin kryesor, sepse Shqiperia nuk mund te ushtroje ndikim ne ratifikimin e Traktatit te Lisbones. Kjo do te kerkoje shume vite. Pra, jane te dyja palet qe kerkojne kohe.

* DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›