"CEZ": Do te kerkojme rritje te cmimit te dritave, me 2010

Kompania ceke "CEZ" qe ka blere sektorin e shperndarjes se energjise (OSSH) pritet te beje kerkese per rritjen e nivelit te cmimit te energjise ne vendin tone, diku nga viti 2010. Lajmin e ka konfirmuar dje per median, drejtori i blerjeve te grupit "CEZ", Tomas Plasnek. Ne lidhje me nivelin e cmimeve dhe menyren e percaktimit te tyre drejtuesit e kompanise ceke, njoftuan se Shqiperia ka bazat rregullative per cmimin e energjise, nga me te mirat ne Evrope. Sipas tyre niveli i cmimeve percaktohet nga Enti Rregullator i Energjise, por nje kerkese e re per rritjen e cmimeve, mund te behet diku nga viti tjeter, kane garantuar drejtuesit e rinj. Nga ana tjeter vete procedura per rritjen e cmimeve te energjise zgjat 6 muaj, cka do te thote se konsumatoret e energjise ne vendin tone, mund te perballen me rritje te re te cmimit te dritave, diku nga fundi i vitit qe vjen. Aktualisht nje konsumator familjar qe konsumon deri ne 300 kilovat ne muaj, e paguan nje kilovat me 7 leke, per cdo kilovat mbi kete kuote niveli i cmimit eshte 12 leke per kilovat. Por nderkohe eksperte te Bankes Boterore kane lajmeruar keto dite se, cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte se ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Por kjo edhe mund te mos ndodhe nese qeveria nderhyn me politikat e saj, cka preseupozohet nje ulje mundshme te TVSH-se per energjine. Ndersa sipas, parashikimeve te Entit Rregullator te Energjise, te pakten edhe per tre vitet ne vazhdim cmimi i energjise elektrike do te vije ne rritje. Sipas ERE rritja e cmimeve nuk do te aplikohet kete vit, per shkak te tranzicionit qe po kalon kompania e shperndarjes se energjise, (OSSH) si rezultat i procesit te privatizimit. Ne Shqiperi, kosto e energjise eshte edhe me e larte per shkak te nivelit te larte te humbjeve ne rrjetin e transmetimit qe aktualisht jane rreth 30 per qind. Vetem per shkak te kesaj situate ne menaxhimin e OSSH konsumatoret e rregullt ne konsumin e energjine paguajne edhe per ata qe vjedhin energjine. Nderkohe Ministria e Ekonomise ka garantuar se, shtresat ne nevoje do te mbeshteten nga qeveria shqiptare edhe pas privatizimit te OSSH-se, ne rast te rritjes se cmimit. Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise, (OSSH)-se u shit nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar ndaj kompanise ceke "CEZ" kundrejt shume prej 102 milione eurosh. Por sipas, Bankes Boterore qe ishte edhe konsulenti i privatizimit pervec 102 milione eurove si cmim per blerjen e 76 per qind te aksioneve, kompania ceke do te shpenzoje 200 milione euro si investim, ne 5 vitet e ardhshme.