E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Karten, ose gjobe zyrtareve

Qeveria mori vendimin qe i hap rruge njohjes se kartave te identitetit nga te gjitha institucionet vendase dhe te huaja. Po keshtu sipas vendimit te djeshem, certifikata personale me fotografi do te perdoret si dokument identifikimi vetem per shtetasit nen moshen 16 vjec, ndersa te tjeret do te kene mundesi qe vetem nepermjet kartes se identitetit te verifikohen ne lidhje me te dhenat e tyre. "Institucionet, publike dhe jopublike, vendase dhe te huaja, brenda dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise do ta njohin si dokument identifikimi leternjoftimin", theksohet ne vendimin i cili pritet te kaloj per miratim ne Parlament. Sipas vendimit, keto institucione mbajne shenim numrin personal dhe numrin e leternjoftimit, si dhe mund te bejne fotokopje te leternjoftimit te shtetasve, te cileve u sherbejne, nese u nevojitet ky dokument si pjese perberese e praktikes perkatese. Po keshtu vendimi parashikon qe ne rast se shtetasit nuk disponojne leternjoftim per arsye te justifikuara, lejohet perdorimi i certifikates personale me fotografi, si dokument identifikimi, deri me 31 dhjetor 2009, ne perputhje me dispozitat e parashikuara ne aktet e tjera, ligjore dhe nenligjore. Ne vendim theksohet fakti se punonjesve te institucioneve publike dhe jo publike vendase, ne rast te moszbatimit te dispozitave te parashikuara ne kete vendim, do te merren masa disiplinore fillimisht me gjobe, ne vleren e gjysmes se pages, ne rast perseritjeje gjobe ne vleren e nje page dhe nese riperseritet pezullim nga detyra. Ankesat e para per refuzimin nga ana e institucioneve te shtetit te kartes se re te identitetit kane ardhur nga qytetaret e ndryshem, dhe kryesisht nga pensionistet dhe personat qe kane terhequr parate neper banka, si dhe shtetas shqiptare qe kane kerkuar te marrin dokumente te Ministria e Drejtesise. Me pas ka qene Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ai qe ka shfaqur shqetesim ne lidhje me mungesen e eficences se perdorimit te leternjoftimit te ri. Avokati i Popullit kerkoi nxjerrjen e nje akti nenligjor, nepermjet te cilit i jepet fuqi ligjore ne te gjitha institucionet e shtetit, leternjoftimeve. Ne nje kerkese drejtuar kryeministrit Berisha, ministrit te Brendshem Nishani dhe ministrit te Jashtem, Basha rekomandohet ky akt nenligjor, permes te cilit, njoftohen dhe detyrohen te gjitha institucionet publike dhe jopublike per te njohur dhe pranuar leternjoftimin e ri si dokument baze identifikimi te shtetasve dhe bashke me to dhe ambasadat dhe institucionet e huaja te akredituara ne Shqiperi. Ai kishte vene re se ne Ministrine e Drejtesise, zyrat e PTT, shkollat e mesme, bankat, kompanite celulare, nuk merrej ne konsiderate leternjoftimi i ri. F.Mejdini

Qeveria shton me 15 dite, afatin e aplikimit per karten e identitetit

Qeveria zgjati afatet per aplikim per ata shtetas te cilet e marrin karten e identitetit per here te pare. Keshtu shtetasit te cilet nuk disponojne pasaporte duhet te aplikojne per karten deri me 30 prill, duke e shtuar edhe me 15 dite afatin e paracaktuar per keta shtetas. Po keshtu shtetasit qe kane tashme nje pasaporte, kane te drejte te nisin aplikimin per karta te identitetit me 1 korrik te ketij viti, periudhe, kjo perkon edhe me perfundimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›