E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Shqiperi Bipolare

Dy muaj kane mbetur nga zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Skena politike aktuale e Shqiperise e dominuar nga dy partite kryesore (PS dhe PD), vazhdon te jete bipolare me nje tendence per tu bere tripolare. Antagonizmi mes dy subjekteve kryesore vazhdon te zbus tensionet dhe te iket nga tensione kercenuese per stabilitetin e vendit. Tri sondazhe te bera tani tregojne se pjesa dermuese e pjesemarresve ne biseda nuk kane treguar shkallen e larte te zhgenjimit me dy partite kryesore PS-ne dhe PD-ne. Monopolizimi i politikes nga PS ose PD ka pamundesuar zhvillimin e alternativave politike. Perpjekjet e deritashme per krijimin e nje force te tille sfiduese per dy partite kryesore, vleresoheshin si te pasuksesshme qofte per shkak se i kane bllokuar PS-ja dhe PD-ja, qofte edhe per faktin se vete subjektet e vogla i kane rrudhur ambiciet e veta.

E vetmja LSI po perceptohet si nje perpjekje me serioze dhe potencialisht shume me ndikuese per ribalancimin e skenes politike dhe thyerjen e monopoleve, por qe i duhet te deshmohet si e tille me 28 qershor.

LSI ne tri sondazhet e bera ka kaluar shifren 6% dhe merret si subjekti qe, ndoshta, do te percaktoje koalicionin e ardhshem per qeverisjen e Shqiperise. Edhe pse ne pergjithesi shqiptaret shprehen te pakenaqur me partite politike, megjithate ka nje shkeputje nga pesimizmi sidomos per faktin se ka ulje te tensioneve dhe emancipimin e fjalorit dhe te sjelljeve te protagonisteve kryesor ne skenen politike. Lehte mund te konstatohet se Shqiperia eshte bere lufte e ambicieve dhe rivalitetit personal te Sali Berishes dhe Edi Rames.

Me kritiket e Rames e perceptojne ate si udheheqes qe perfaqeson interesat e klaneve dhe qe eshte shkeputur nga interesat e PS-se por me ambicie te shkon mbi interesat socialiste duke u orientuar tek qytetaret. Edhe pse qytetaret shprehen se Shqiperia po ecen perpara dhe nuk vendnumeron sepse nuk e pengojne dilemat e pasigurise dhe armiqesive te panevojshme nga e kaluara. Vleresimet e personaliteteve te shquara behen ne relacion me orientimet dhe preferencat politike te qytetarit. Perjashtim nga kjo nuk eshte as Edi Rama qe dikur vleresohej relativisht larte edhe nga pjesemarresit me orientime te djathta politike sepse pozicioni i tij ishte krejtesisht i formatuar si njeriu i pare i Tiranes.

Edhe Ilir Meta ne pergjithesi vleresohet sepse ne shumicen e rasteve po konsiderohet si person qe eshte jashte konfrontimeve PS - PD. 28 qershori do te fuqizoje shoqerine bipolaret edhe pse me nje sistem te tille zgjedhor(te perforcuar me variantin e 12 rajoneve) mund te dal qe Berisha dhe PD-ja e tij, edhe te jete fitues absolut.

Ekzistojne edhe variante tjera:

Varianti i dyte eshte koalicioni i PS(si parti e dyte fituese) me Ilir Meten, por dilemat jane kush duhet te jete kryeminister. Sepse, pozicioni i Metes do te jete krejt i favorshem nese PS del e dyte ne zgjedhje. Edi Rama nuk mund te quhet si fitues i zgjedhjeve. Ne kete rast do duhej hyre nje beteje te re qofte per pozicion brenda PS-se qofte per pozicion brenda konceptit te qeverise se re. Normalisht Berisha do te priste betejen brenda te majtes.

Varianti i trete eshte qe votat e LSI-se te kalonin si ndihme Berishes vetem sa per te qeverisur Shqiperine.. Me kete rast do te largohej Rama nga mundesia e qeverisjes dhe do te mbante premtimin per doreheqje nga PS. Kurse Berisha do ta kishte mundesi te qeveriste dy apo tri vite tjera, deri ne momentin kur do te behej zgjedhja e presidentit. Nese nuk do te kishte kontrate te vazhdueshme qeverisjeje, ta zeme, nje vit me vone, pra, do te ishte me i lehte koalicioni i PS-se dhe LSI-se, me gjase pa Ramen kryetar te Partise socialiste dhe me Meten kryeminister. Keshtu ne nje periudhe prej nje viti dy lideret e fuqishem, si Berisha si Rama do te mund te eliminoheshin nga mundesia e te qenit lidere.

Varianti i fundit eshte koalicioni i madh Berisha-Rama. Ne kete rast do te kishim nje levizje tjeter. Me siguri, lindjen e nje formacioni tjeter politik dhe qytetar kunder nje monopoli politik qe do te krijohej ne Shqiperi. Ky koalicion mund te ndodh vetem nese Ilir Meta do te kushtezonte aq shume te dy lideret qe me cdo kush te behej kryeminister. Ne nje rast te tille Berisha e Rama do te mund te benin qeverine e palekundshme te se ardhmes.

Keto jane vetem kalkulime qe behen ne kampet zgjedhore dhe analitike. Te presim se cfare do te ndodhe ne te vertete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›