Berisha, dorezon aplikimin ne BE

Kryeministri Berisha, ne nje ceremoni te posacme i dorezoi dje homologut te tij cek, Mirek Topolanek, ne cilesine e Presidentit te radhes se Bashkimit Evropian, kerkesen per anetaresimin ne Shqiperise ne BE. Ne ceremonine e zhvilluar ne Prage, kryeministri Berisha, e konsideroi kete moment historik per te gjithe popullin shqiptar. Kreu i qeverise e konsideroi shume kuptimplote faktin se kjo kerkese i behej nje vendi si Cekia, i cili gjithashtu kishte vuajtura pasojat e nje sistemi totalitarist. "Dita e sotme eshte dite e mrekullise se lirise, qe vendi juaj perfaqeson BE dhe ky eshte nje frymezim dhe inkurajim i madh per ne. Shqiperia vjen sot, ketu, pas momenteve shume te veshtira, ashtu si Cekia, sepse te dy vendet tona kane pasur nje te kaluar totalitare, por ne menyre thellesisht te ndryshme", iu drejtua kryeministri Berisha, homologut te tij cek, Toplanek. Sipas kreut te ekzekutivit shqiptar, ky hap i rendesishem merret ne perputhje me zhvillimin e vendit dhe reformat qe qeveria ka kryer. Ne kete kuader, kryeministri theksoi ne fjalen e tij se, Shqiperia ka treguar sot qe perfaqeson nje demokraci funksionale dhe kriteret e Kopenhagenit konsolidohen vazhdimisht. Po keshtu sipas Berishes, Shqiperia ka nje ekonomi tregu te konsoliduar, qe gezon stabilitet makroekonomik dhe vazhdon te rritet me nje ritem te kenaqshem. Njeheresh kryetari i qeverise shqiptare tha se, fale reformave ekonomike, Shqiperia eshte bere nje vend terheqes per investitoret e huaj. "Vetem brenda nje periudhe te shkurter kohe, dhjetor 2008- janar 2009, u kontraktua nje vlere prej 3.5 deri 4 miliarde euro ne investimet e huaja", theksoi kryeministri ne fjalen e mbajtur ne ceremonine speciale. Sipas tij, zhvillimi kishte bere qe Shqiperia te ishte anetare me te drejta te plota ne NATO dhe parlamentet e 27 vendeve anetare te BE-se, te ratifikonin marreveshjen e Stablizim-Asociimit. Per kreun e ekzekutivit shqiptar, kjo kerkese lidhej ne menyre te ngushte edhe me deshiren e madhe te qytetareve shqiptare, per te qene pjese e Evropes se Bashkuar. "Kam kenaqesine t'ju afirmoj ju sot, zoti kryeminister i Republikes Ceke, se 96 per qind e shqiptareve duan integrimin e plote te Shqiperise ne Evrope. Keshtu, sindroma e kombit im eshte dashuria e tyre pasiononte per Evropen", deklaroi Berisha. Kete deshire te madhe te qytetareve per integrim, ai e lidhi edhe me vokacionin perendimor qe ka Shqiperia. Sipas Berishes, ndonese pushtimeve te gjata te vendit, shqiptaret nuk harruan se jane pjese e pandashme e Evropes. "Per shqiptaret, historia ka qene njerka e tyre e veshtire, e ashper. Por pushtimet e gjata, ndarjet dhe brutaliteti, nuk munden te shuajne kulturen dhe vokacionin perendimor te kombi tim, ashtu si vetedijen e shqiptareve te te qenit evropian", tha ai. "Shqiperia e merr kete moment si nje obligim te madh dhe e konsideron kete si nje proces, i cili duhet dhe do te jete totalisht i bazuar ne arritje", tha Berisha. Ai shprehu falenderim dhe mirenjohje per te gjithe partneret nderkombetare te Shqiperise, te cilet ndihmuan ne realizimin e kesaj endrre te shqiptareve, e cila pritet te plotesohet dhe te behet realitet.
Vizat
Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Praga, se projekti tjeter madhor per t'u realizuar mbetej liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare. Qeveria do te beje gjithcka qe eshte e mundur te plotesoj kriteret, qe kerkohen per kete hap te rendesishem.
Vizat
Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Praga, se projekti tjeter madhor per t'u realizuar mbetej liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare. Qeveria do te beje gjithcka qe eshte e mundur te plotesoj kriteret, qe kerkohen per kete hap te rendesishem.