Ritmi i gripit

Nga tre persona që janë dyshuar një ditë më parë të jenë të sëmurë nga gripi i derrave, analizat e dy prej tyre kanë rezultuar të jenë pozitivë. Ndërkaq, personi i tretë i dyshuar, thuhet të ketë vetëm grip sezonal.
Këtë e kanë konfirmuar të mërkurën zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë ditës së mërkurë është bërë e ditur se dy prej tri rasteve të dyshuara, kanë rezultuar pozitivë në AH1N1, tha për Express, zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.
Ndërsa Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së gripit, i themeluar të hënën nga ministri Alush Gashi, të mërkurën ka pasur një takim pune në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër gripit të ri A H1N1 në Kosovë.
Pas mbledhjes së mbajtur, kryetari i Komitetit nacional për sëmundje infektive, Jusuf Dedushaj tha se Kosova është territor unik dhe pavarësisht se autoritetet serbe nuk po i raportojnë rastet në zonat e banuara nga komuniteti i tyre, IKSHP-ja është e gatshme tiu ofrojë ndihmë për analizë të mostrave të rasteve të dyshuara.
Ata do ta kërkojnë sigurisht më vonë ndihmë, sepse sëmundja nuk njeh ngjyra, nacionalitete, e as kombe, prandaj, institucionet e Kosovës e kanë ofruar ndihmën e tyre, tha Dedushaj.
Ndërsa u.d. i sekretarit permanent të MSH-së, Haxhi Kamberi, tha se MSh-ja ka ofruar ndihmë me tamiflu për Shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, maska dhe material mbrojtës dhe se këto do të dërgohen për secilën pjesë të vendit ku ka nevojë.
MSh-ja ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e saj dhe do të bëjë furnizime të rregullta me barna dhe materiale mbrojtëse dhe se përgatitjet kanë shkuar mirë, kështu që ka nevojë për kujdes të shtuar, por jo për panik, tha Kamberi.
Zyrtarët shëndetësorë po ashtu kanë theksuar se shumica e të prekurve do ta kalojnë gripin e derrave lehtë dhe me tretman ambulator e shtëpiak, derisa në klinikë do të shtrihen vetëm rastet më të rënda.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHP-së, thonë se që prej 15 korrikut 2009, në Kosovë janë regjistruar 21 raste të dyshuara, prej të cilave A H1N1 pozitive janë konfirmuar 10, kurse negative 11.
Ndërkohë, të mërkurën në Serbi është shpallur epidemia për shkak të shfaqjes së gripit të derrit. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Tomica Milosavljevic.
Sipas raportimeve të B92, Ministria e Shëndetësisë e ka marrë këtë vendim pas një takimi të grupit punues për parandalim të pandemisë.
Anëtar i grupit punues, Branislav Tiodorovic ka thënë se Serbia duhet të deklarojë një epidemi të re të gripit.
Bazuar në vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe mbi bazën e një vlerësimi se si ajo do të zhvillohet në muajt e ardhshëm, ekzistojnë të gjitha kushtet për të deklaruar një epidemi, ka thënë Tiodorovic.
Pas këtij vendimi, edhe institucionet paralele serbe në Kosovë kanë paralajmëruar se mund të shpallet epidemi nëpër enklavat serbe, që sipas tyre, janë në harmoni me vendimet e Qeverisë së Serbisë.
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, Rada Trajkoviq, në një takim me media tha se gripi tanimë është çështje globale dhe se sëmundja nuk njeh kufij.
Trajkoviq me këtë rast tha se të gjithë të sëmurët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe nëse është nevoja, ata do të dërgohen edhe në Beograd.
Duke iu kundërpërgjigjur këtyre deklaratave, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mybera Mustafa tha se çështja e gripit A H1N1 tashmë është shpallur pandemi në nivel global dhe Kosova po i zbaton me përpikëri të gjitha masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pandemia e tejkalon nivelin e epidemisë dhe në momentin kur OBSH-ja e ka shpallur çështjen e gripit A H1N1 pandemi, kjo nënkupton të gjitha vendet e botës, tha Mustafa.
Ajo theksoi se çështja e gripit nuk ka nevojë të politizohet në asnjë rrethanë në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë ndihmën e duhur për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim.
Ajo po ashtu ka konfirmuar se situata po monitorohet në vazhdimësi dhe po zbatohen të gjitha masat e nevojshme.
Zyrtarët shëndetësorë në Graçanicë kanë konfirmuar se 16 serbë nga pjesë të ndryshme të Kosovës janë identifikuar me grip të derrit në 10 ditët e fundit, 12 fëmijë dhe katër të rritur. Analizat e tyre janë bërë në laboratorin Torlak në Beograd.
Bëhet e ditur se në Qendrën shëndetësore në veri të Mitrovicës, e cila menaxhohet kryekëput nga serbët, po mjekohen 21 pacientë me simptome të gripit të derrave, tetë prej tyre në repartin infektiv.
Çdo ditë më shumë raste të reja
Jusuf Dedushaj, kryetar i Komitetit nacional për sëmundje infektive
Express: Cilat janë rekomandimet tuaja për mbrojtjen nga infektimi prej virusit A H1N1?
Jusuf Dedushaj: Për të gjithë popullatën vlen rekomandimi për mbajtjen e higjienës personale. Duart duhet të lahen më shpesh me ujë të vakët dhe sapun. Kur teshtijmë, duhet të kemi një faculetë me vete për të mos përhapur infeksionet. Po ashtu, duhet tiu shmangemi vendeve të mbyllura dhe të paajrosura.
Express: Çka duhet të bëhet me shkollat dhe nxënësit?
Jusuf Dedushaj: Për momentin, e tëra që duhet bërë, është që niveli i higjienës në shkolla të jetë më i lartë. Pas çdo ndërrimi, shkollat duhet të ajrosen, sepse virusi është i ndjeshëm ndaj temperaturave të ambientit. Po ashtu, shkollat duhet të dezinfektohen çdo ditë pas kryerjes së orarit të mësimit. Po ashtu, edhe prindërit duhet të kenë kujdes që të mbajnë pastërtinë e fëmijëve të tyre. Çdoherë që fëmijët kthehen nga shkolla në shtëpi, atyre duhet tiu lahen duart me sapun.
Express: Sa pritet të përhapet ky grip në ditët e ardhshme në Kosovë?
Jusuf Dedushaj: Çdo ditë do të kemi raste të reja të paraqitjes së personave të infektuar me virusin A H1N1. Mirëpo, 90 për qind të rasteve do ta kalojnë gripin në këmbë. Vetëm personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet më të dobët do të hospitalizohen. Tani e kemi edhe kohën e paraqitjes së gripit të zakonshëm sezonal. Kjo na paraqet një problem, pasi që është vështirë të dallohen simptomat e gripit sezonal nga ai i virusit A H1N1.
Express: Ku qëndron dallimi në mes tyre?
Jusuf Dedushaj: Të gjitha simptomat janë të njëjta. Dallimi qëndron vetëm në aspektin laboratorik. Personat e prekur nga të dy llojet e gripave do të kenë temperaturë rreth 38.5 gradë Celsius, ndjejnë plogështi, dhembje të kyçeve, të fytit, etj.
Gripi në Maqedoni
Autoritetet në Maqedoni kanë bërë të ditur se në ditët e fundit është rritur numri i atyre që janë konfirmuar se janë prekur nga virusi. Megjithatë, ata thonë se numri i personave të prekur që janë rreth 100, është i ulët në krahasim me vendet e tjera.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ende nuk parashikohen masa drastike që do të sugjeronin mbylljen e shkollave. Nga atje bëjnë thirrje për të ndërmarrë masat, të cilat rekomandohen vazhdimisht dhe që kanë të bëjnë me mirëmbajtje të higjienës personale.