E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Rruga, abuzime me taksat e shqiptarëve


"Rruga në të cilën jemi, por edhe në tunelin që ishim, është një vepër shumë e rëndësishme, që po financohet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, - tha deputeti Braçe, - dhe që për disa vjet do të vazhdojë të financohet nga taksat e qytetarëve shqiptarë për shkak të borxheve që janë marrë për ndërtimin e rrugëve dhe do të mbarten në vitet në vazhdim". Duke vijuar të flasë për tunelin, ai deklaroi se ishte pikërisht kjo arsyeja pse një grup prej 13 deputetësh socialistë u nisën për të marrë informacion më të detajuar nga kompania përgjegjëse e kontraktuar nga ana qeverisë së Shqipërisë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë punimet, të zbatojë kontratën dhe ta bëjë sa më parë funksionale rrugën. Braçe tha se përbënte një shqetësim të madh fakti që sipas ndërtuesve të rrugës, kontrata duhet të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa nxitimi politik, nxitimi elektoral ka sjellë një pasojë shumë të rëndë, shembjen e tunelit, çka bën që të duhet kohë për të filluar ndërhyrjen në të e për t'u bërë i kalueshëm. "Ndërhyrja e politikës, nxitimi për nevoja elektorale, për të fshehur nën ombrellën e fushatës korrupsionin marramendës që ka ndodhur me prokurimin publik dhe pastaj dhe me procedurat e zbatimit e ndërtimit, ku dje ju tregova një fakt se si është rritur kostoja, se sa ka qenë kostoja për 1 km, kanë bërë që ne të vijmë sot, e të shohim me keqardhje se si ky nxitim politik i padobishëm për qytetarët shqiptarë përcjellin këtë lloj dëmi",- përfundoi deputeti socialist.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›