E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me stacion për monitorimin e ajrit

Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës sot përurohet Stacioni për Monitorimin e Ajrit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mjedisit, ky do të jetë stacion i teknologjisë moderne, përmes të cilit do të monitorohet shkalla e ndotjes së ajrit me të gjitha komponentët.

Stacione të tilla janë vendosur edhe në Mitrovicë, Obiliq dhe në Hanin e Elezit, derisa gjatë vitit të ardhshëm pritet që të instalohen edhe 10 stacione të tjera në shkallë vendi.

Stacioni që do të përurohet është donacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, derisa implementuese është Kompania KOVA nga Sllovenia.

Përurimin e stacionit do ta bëjnë ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Ya?c?lar dhe ambasadori i Slllovenisë në Prishtinë, Jozef Hlep.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›