Kapet me lende narkotike. Pranga shperndaresit

Një person është vënë në pranga pasi është kapur në flagrancë me prej 250 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë si dhe 700 gramë cannabis sattiva. Arrestimi i tij është bërë në zonën e Porcelanit në kryeqytet nga forcat e Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me policinë e Tiranës. I arrestuari është Spartak Piciri, 43 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
Sasia e lëndës narkotike u gjet pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij. Më pas u realizua edhe një kontrolli në shtëpinë e tij nga ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një makinë “Volzvagen Polo”, me targa TDO 178 E, një motorr “Piaggio”, me targa TR 664 H, disa telefona celularë, një peshore që shërben për peshimin e dozave, një paisje elektrike që shërbente për përzjerien e lëndës narkotike me përzjerës të ndryshëm si dhe një morsete metalike që shërben për presimin e lëndës së dyshuar narkotike.
Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike shpërndahej kryesisht në lokalet dhe pubet e Tiranë dhe blihej nga klientë vip.