E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ritvan Bode blen makinën e re 1.6 milionë lekë

 TIRANË- Financieri numër një i Shqipërisë, ministri Ritvan Bode, ka arritur gjatë vitit të kaluar të menaxhojë shumë thjesht financat e tij familjare. Ai ka blerë një makinë në fund të gushtit të vitit të kaluar në vlerën e 1.6 milionë lekëve të reja. Ky është shpenzimi i vetëm i familjes Bode për këtë vit. Ndërkohë ai dhe bashkëshortja Eglantina kanë vazhduar të paguajnë një kredi të vjetër të vitit 2000 dhe një tjetër të sapo nisur në vitin 2007. Kredia e parë është marrë tek Enti Kombëtar i Banesave dhe Bode paguan gjatë një viti 126.000 lekë të reja. Kredia e dytë është prej 30 mijë eurosh dhe ai paguan 124 euro në muaj. Në zërin e të ardhurave, familja Bode ka shënuar një total të ardhurash vjetore prej 3.269.000 lekësh të reja. Të gjitha këto janë nga pagat dhe shpërblimet e çiftit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›