Siti, 17 milionë stërlina për Adrianon
Manchester Siti planifikon të ofrojë 17 milionë stërlina për mbrojtësin e Barcelonës, Adriano. “Daily Star” shkruan se menaxheri i Sitit, Roberto Mançini, njihet si admirues i yllit brazilian dhe do të bëjë çfarë është e mundur për ta sjellë atë në “Etihad Stadium” në afatin e janarit. Mançini është i paduruar t’i japë ca përvojë mbrojtjes së tij, që ka pësuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.