Totenhem-Arsenal, duel për Amaurin
Arsenali është duke garuar me Totenhemin për sulmuesin e Juventusit, Amauri. “Daily Star” shkruan se menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, dëshiron që Amauri të luajë rolin e mbuluesit të Robin van Prsiet. Megjithatë sulmuesi, i cili është lindur në Brazil por luan për Italinë, do të preferonte një transferim te “White Hart Lane”, me Totenhemin që rreshtohet i treti në tabelën e Premier Ligës.