Rosell: Pep te Barça si Fergi te Junajtid
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i bindur se Pep Guardiola do të qëndrojë një kohët gjatë te Braca. “Dua që ai të vazhdojë te Barcelona më gjatë se Aleks Ferguson te Mançester Junajtid. Guardiola përfaqëson të gjitha vlerat e Barcelonës. Ai është rritur në La Masia (kampi i të rinjve të Barçës) si lojtar dhe si person, pastaj luajti shumë vite me ekipin e parë dhe tani ka fituar një numër titujsh si trajner”, ka deklaruar Rosell.