E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi shmang Arsenalin nga Eden Hazard

Klubi i Arsenalit nuk është më i interesuar për shërbimet e talentit belg të Lille, Eden Hazard, për shkak të çmimit të "kripur" që klubi kampion i Francës i ka vënë kartonit të futbollistit. Sipas sitit "Talksport", “topçinjtë” nuk janë të gatshëm dhe e kanë të pamundur të paguajnë një shifër të tillë për 20-vjeçarin belg. Por Hazard ka magjepsur presidentin e Interit, Masimo Morati gjatë ndeshjes së Champions League Inter-Lilë dhe mund të bëjë ndonjë çmenduri për ta marrë fantazistin. Zikaltërit duhet të konkurrojnë me Real Madridin dhe Liverpulin nëse duan vërtetë ta bëjnë të tyrin 20-vjeçarin që kushton plot 50 milion euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›