Rivarrimi i Mbretit Zog I, Jahjaga: Drejtësi hyjnore, paqe politike
TIRANE- Homazhet ne Pallatin e Brigadave per mbretin Zog I jane mbyllur ne oren 12.00 dhe pas kesaj ka nisur ceremonia per rivarrosjen ne Mauzoleumin e familjes Mbreterore.
“Prehja në tokën tonë e atyre që u përpoqën për shtet ndërtimin është një amanet i mbetur peng që ne duhet ta kryejmë me nder e krenari”- ka thene presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ne fjalen e saj gjate ceremonise.
Sipas saj, kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, presidentin, mbreti i shqiptarëve, simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike.
“Me këtë dëshmojmë urtësinë duke fituar qetësinë shpirtërore si njerëz dhe komb, duke pasur respekt për punën e prijësve tanë. Shqipëria në udhëheqjen e naltmadhërisë nga një vend i varfër e i pazhvilluar, fisnor e i përcarë u bë një vend modern i kohës, me shtrirje të pushtetit dhe administratës në secilin cep, me tolerancë fetare, shembull për vendet e tjera. Me qeverisjen e tij ndërlidhjen datat më të rëndësishme, që nga shpallja e pavarësisë në Vlorë, luftën në mbrojtje të Shkodrës, duke përzënë trupat malazeze, serbe, greke, italiane dhe trupat etjerë të huaj nga territori i shtetit, në zbatim të vendimeve të kongresit të Lushnjes”- tha ajo.
Sipas Jahjages, angazhimi i tij në rregullimin e brendshëm të vendit, në shpalljen e Tiranës kryeqytet, në ndërtimin e parlamentarizmit dhe zgjedhjeve, heqjen e sistemit të bejlerëve dhe dhënien e tokës fshatarëve.
“Zogu dhe gjithë populli i pritën me zemër të hapur kosovarët të larguar me dhunë nga trojet etnike që u vendosën përfundimisht në Shqipëri, humane mbrojtja dhe pranimi i hebrenjve këtu në kohën që ata përndiqeshin nga fashizmi dhe nazizmi. Me emrin e tij lidhet liria e plotë e besimit që ndikoni në zhvillimin e veprimtarisë së gjithanshme të bashkësisë islame, kishës katolike, kryegjyshatës, kishës autoqefale ortodokse”- tha ajo.
Ne ceremoni jane te pranishem kreu i shtetit, Bujar Nishani, homologia e Kosoves, Atifete Jahjaga, kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha, kryeparlamentarja Topalli, anetare te kabinetit qeveritar e te tjere personalitete.
Homazhet
Njerez te shumte kane pritur ne radhe perpara Pallatit te Brigadave per t’i bere nderimet e rastit.
Ne homazhe kane marre pjese kryeministri Sali Berisha, shoqeruar nga bashkeshortja, Liri Berisha dhe vajza, Argita; Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kryebashkiaku Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas tij kryen homazhe për Mbretin Zog I, kreu i FRD-së, Bamir Topi dhe deputeti Gazmend Oketa. Në ceremoni mori pjese edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku, kreu i PDIU, Shpetim Idrizi, zvendesministri i Kultures, Abaz Hado etj.
Eshtrat e tij u kthyen nje dite me pare ne atdhe, pas zhvarrimit te bere ne Paris.
Pas mbylljes se homazheve eshtrat do te prehen në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore. Gjate kesaj ceremonia pritet te mbaje nje fjale presidenti i vendit, Bujar Nishani, Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, Princi Leka dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Dy dite me pare Ahmet Zogu është zhvarrosur nga Parisi, aty ku prehej që pas vdekjes në prill të vitit 1961.
Një ekip në nivel të lartë zyrtarësh shqiptarë dhe francezë ka ndjekur nga afër ceremoninë, që i ka hapur udhë kthimit të eshtrave në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.