Shqipëri-KiE, dokument 3 vjeçar bashkëpunimi për zbatimin e projekteve me vlerë 9 milionë euro
Këshilli i Evropës dhe autoritetet shqiptare i japin mbështetjen e tyre një dokumenti 3 vjeçar bashkëpunimi për periudhën 2012-2015, për të ndihmuar axhendën evropiane të Shqipërisë për reformat në fushat e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Dokumenti i bashkëpunimit parashikon zbatimin e projekteve me vlerë rreth 9.000.000 euro për të mbështetur reformat në fushat prioritare si: mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimi, pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, demokracia vendore dhe zgjedhjet.
Me këtë rast u organizua edhe një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti. Takime janë mbajtur edhe me ministritë partnere të linjës dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri. Shqipëria u bashkua me Këshillin e Evropës më 13 korrik 1995 si shteti i 35-të anëtar i saj. Shqipëria mbajti kryesinë e Komitetit të Ministrave nga maji në nëntor 2012.