Rivic: “Konkurrenca me Skelën? Kjo është sfida ime”

Albania-Sport (AS)- Kroati Stiven Rivic është rivali i Ervin Skelës brenda ekipit të Energie Cottbus. Mbërritja e shqiptarit e shqetëson jo pak Rivic, një golashënuesit më të sukseseshëm në futbollin në sallë për Cottbus (6 gola në katër minindeshje). Madje të dielën, Energie Cottbus fitoi 3-2 në finalen me Uhr Chemnitzer FC, ku Rivic shënoi dy gola. Në një intervistë të shkurtër për sitin LR-Online, ai ka pohuar se konkurrenca mes tij dhe Skelës është një faktor i rëndësishëm në ekip. "Është e vërtetë që midis nesh do të ketë konkurrencë në repartin e mesfushës ofensive. Por, kjo është jeta. Lufta e konkurrencës i përket profesionit tonë. Unë duhet tani ti jap më shumë gaz. Unë e di se cfarë duhet të bëj. Por, tani më mbetet ta tregoj atë", citohet Rivic nga gazetari Frank Noack. Gjithsesi dy kundërshtarët e rinj kanë një diferencë të madhe moshe: Skela, 30 vjec-Rivic, 21, ku eksperienca është një faktor përcaktues në futbollin profesionist. Rivic (181 cm, 74 kg) mban në fanelë numrin 10, ndërsa Skela bluzën me numër 11. Ajo që vlen më shumë, është fakti se Rivic ka luajtur vetëm 27 minuta në 3 ndeshje si zëvendësues, ndërkohë që Skela konsiderohet si lojtar i formacionit të parë.