Tri ekipe në Itali: “Bogdani, vendos shpejt!”

Albania-Sport (AS)-Tri ekipie në Itali janë në pritje të vendimit të Bogdanit. Ajo që është e sigurt është fakti se sulmuesi shqiptar do të largohet nga Siena gjatë merkatos dimërore, por thashethemet e merkatos italiane herë shfaqin Chievo-n si alternativë të parë, dhe herë vendosin Genoa-n e Serie B në pole position. Palermo është në listë dhe shpreson se do të jetë ajo që do të veshë lojtarin, që ka preferenca Chievo-n, që është në kërkim të një pyke qendrore. Chievo, në fakt paraqet edhe destinacionin ideal për Bogdanin: Serie A dhe mundësinë për të nisur takimin si titullar.