Rivlerësim të gjitha pronave të ushtrisë

Kreu i kësaj ministrie, Arben Imami, u shpreh se pavarësisht punës voluminoze të bërë në këto tre vite për inventarizimin e pronës së ushtrisë, nevojitet një angazhim maksimal për të rivlerësuar këtë proces në tërësinë e tij.
Ministri Imami theksoi se në tre vitet e fundit kanë dalë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura një numër shumë i kufizuar pronash, ndërsa pjesa më e madhe kanë dalë jashtë Planit të Përhapjes përgjatë 20 viteve reformim të kësaj Force. “Nga 1300 prona që ne aktualisht disponojmë rreth 180-190 mbeten në Planin e Përhapjes të FA. Në vitin 2009 rreth 1000 prona kanë qenë jashtë Planit të Përhapjes. Në këto tre vjet kanë dalë jashtë Planit të Përhapjes pothuajse vetëm depot që janë zbrazur nga materialet e tepërta dhe nga municionet e tepërta”, u shpreh Imami.
“Në këtë proces ka nevojë për të rritur bashkëpunimin, së pari brenda ministrisë sonë, midis të gjitha komandave dhe ministrisë, në mënyrë që ky vit të jetë viti i trajtimit dhe zgjidhjes së problemit të pronave të tepërta, brenda kompetencave që na jep ligji. Ne nuk privatizojmë, ne nuk shesim, por ne kemi një detyrë themelore që të përgatisim dokumentacionin e saktë të të gjitha pronave që janë në inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes, me përparësi të atyre pronave që janë brenda Planit të Përhapjes, pra që mbetën pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pastaj të të gjitha pronave të tjera”.
Më tej ministri kërkoi që i gjithë ky proces të jetë nën kontroll dhe në luftë me korrupsionin. “Për këtë arsye kam marrë disa masa të rëndësishme administrative dhe me një urdhër të veçantë do të kërkojmë që të gjitha pronat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe ato që janë shitur që nga viti 1991 do t’i nënshtrohen një rishqyrtimi të plotë mbi bazën e hartave të vitit 1990 dhe përpara. Harta bakejsh të bëra nga Ministria e Mbrojtjes, nga Instituti i Gjeografisë, nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve e të tjera institucione në këto 20 vjet nuk do të lejojmë më, hartat e vjetra kur duam i përdorim dhe kur nuk duam nuk i përdorim, të gjitha këto praktika nuk do të vazhdojë më. Do t’i kthehemi të gjitha pronave që Ministria e Mbrojtjes ka privatizuar apo ka dhënë në përdorim të tretëve, pushtetit lokal, institucioneve të tjera qendrore, për të bërë një ballafaqim midis situatës së pronës së viti 1990 mbështetur në hartat e asaj kohe”, vijoi Imami.
Ministri i Mbrojtjes ka përsëritur me forcë kërkesën për të evidentuar të gjitha pronat e lira, nga ndërtesat të cilat kanë edhe troje dhe me një VKM t’ia kalojmë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. “Pronat e tepërta, të cilat nuk kemi kapacitet t’i mbajmë, t’i ruajmë dhe që janë një barrë për ushtrinë shqiptare, t’i jepen publikut”, shtoi ai. Prioriteti i dytë do të jetë kalimi i pronave njësive të pushtetit vendor.
“Një rëndësi të madhe ka çështja e regjistrimit të pronave. Një pronë që nuk është e regjistruar nuk është pronë në ekonominë e tregut. Një pronë që nuk është e regjistruar, nuk është e njohur, nuk ka kartë identiteti, nuk shitet, nuk blihet, është e pavlefshme, është jashtë tregut. Ky është një krim i madh për një vend, i cili do të zhvillohet, ashtu sikurse është një krim i madh në qoftë se i mbajmë këto prona në mënyrë të pa arsyeshme dhe vazhdojmë të paguajmë nga buxheti i mbrojtjes dhe i sigurisë për gjëra që nuk na vlejnë më”, ka theksuar ministri Imami.
Në këtë takim merrte pjesë edhe kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë, Arben Qirjako, Kryetari i AKKP-së, Avenir Peka, drejtori i Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, Bardh Rica, drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, Urim Muja dhe drejtori i Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Genti Minarolli, të cilët u angazhuan për të intensifikuar bashkëpunimin në mënyrë që secili prej institucioneve të angazhohet maksimalisht sipas fushës së tij të veprimit. /Start/
2012-09-22 11:50