Kombinati pret Bashën me tramvaj

Tirana, ashtu si çdo kryeqytet Evropian do të ketë tramvajin e saj”. Sot linja e urbanëve Kombinat-Kinostudio është jashtë çdo standardi evropian të transportit publik duke ngjasuar ende me një “déjà vu” të transportit publik në Afrikë apo ndonjë vendi tjetër të çuditshëm që e shohim në fotove që bëjnë xhiron e botës. Autobusët janë të vjetër dhe të tejmbushur me qytetarë sidomos në orët e para të mëngjesit kur u duhet të nxitojnë për punë.
Autobusët tejkalojnë të gjithë kapacitetin e tyre dhe shpesh shohim qytetarë që varen dyerve të urbanit që mund të lëndohen nga hapja dhe mbyllja e tyre. Oraret e qëndrimit në stacion nuk respektohen nga drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk u përgjigjen pakënaqësive të qytetarëve , si të jenë drejtuesit e automjetit të tyre privat. Rregullorja parashikon një qëndrim maksimalisht 5 minuta, ndërkohë që ky qëndrim vonohet deri në 15 minuta.
Një qytetare që udhëton përditë me këtë urban shprehet: “Me duhet të shkoj përditë në punë me këtë linjë, vonesa në stacion është diçka me të cilën jemi mësuar, problemi më i madh janë vjedhjet brenda autobuzit. Sot paradite vodhën një vajzë të re. Përditë e njëjta gjë.”
Pas marrjes së kreut të bashkisë nga Basha, qytetarët të zhgënjyer e presin sërish Bashën të riudhëtojë në linjën e Kombinatit tanimë me tramvaj./Start/Eno Shkembi/
2012-09-22 13:13