E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH-studentëve: regjistrohuni në kohë

Një ditë para përfundimit të regjistrimit në portalin online, drejtoresha e përgjithshme e arsimit të lartë, në ministrinë e Arsimit, Edlira Lati, kërkoi që të gjithë të rinjtë të aplikojnë, pasi në të kundërt ata mund të humbasin të drejtën e studimit.

Lista e fituesve për vitin akademik është bërë publike në faqen zyrtare të MASH. Regjistrimi online vazhdon deri në datën 23 Shtator 2012, ( ora 24:00). Sipas procedurës, maturantët që nuk e kanë kryer këtë regjistrim online mund ta bëjnë atë në dy opsionet përkatëse: konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar dhe dëshiroj të kaloj në një preferencë më të lartë.

Të gjithë kandidatët që nuk e kryejnë regjistrimin online do të mbeten jashtë listës përfundimtare të fituesve, pra do të dalin nga sistemi dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë studimet për vitin akademik 2012-2013./Start/

                                                                                             2012-09-22 16:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›