E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pa makinën time”

 Ministria e Mjedisit u bën apel qytetarëve që të qarkullojnë sa më pak me automjete dhe të përdorin biçikleta, megjithëse kaosi i automjeteve në Tiranë nuk ta krijon këtë mundësi.

Gjatë ditës së sotme, edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Ettore Sequi, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë më shumë ambientin. Ai ishte sot pranë Rrugës “Murat Toptani”, një rrugë tërësisht për kalimtarët dhe biçikletat, e financuar nga Bashkimi Evropian. Sequi tha se duhet të ndërtohen edhe rrugë të tjera.  “Kjo sepse ne nuk duam thjesht të flasim por edhe të ndërtojmë”, shtoi ai.

Shqipëria u është bashkuar në vitin 2003 vendeve evropiane në organizimin e aktiviteteve që synojnë ndërgjegjësimin e publikut për pasojat negative që shkakton përdorimi pa kriter i automjeteve në mjedis, si në cilësinë e ajrit, shtimin e zhurmave.

 Aktivitete të tilla synojnë inkurajimin e zhvillimit të transportit të qëndrueshëm publik. Në vendin tonë ndotësit kryesorë janë sektorët e transportit, ndërtimit dhe industrisë. Numri i automjeteve në përdorim në vend po rritet me shpejtësi.  Në fund të vitit 2005 në Shqipëri u regjistruan rreth 285 mijë mjete motorike ose rreth 20 herë më shumë se në vitin 1991. /Start/

                                                                                             2012-09-22 12:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›