E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bota e Ndryshimit”, Vodafonë tur në rrethe

Tur informues në rrethe për Programin ‘Bota e Ndryshimit’ të Fondacionit Vodafone Albania Programi ‘Bota e Ndryshimit’ është bërë tashmë një program i njohur për shqiptarët, pasi është një program i cili ofron mundësi unike për këdo që dëshiron dhe ka aftësinë për të ndërmarrë një iniciativë për mbështetje sociale. Që prej katër vitesh, Fondacioni Vodafone Albania ofron mbështetje financiare për individë që marrin përsipër të dedikojnë një vit nga koha e tyre për të realizuar një projekt me impakt social. Tashmë kanë filluar aplikimet për vitin e pestë të programit “Bota e Ndryshimit” dhe të gjithë aplikantët mund të gjejnë hollësi se si mund të aplikojnë duke klikuar në faqen www.vodafone.al/foundation. Veç kësaj, që prej datës 8 dhjetor Fondacioni ka nisur një tur informues duke filluar më qytetin e Durrësit dhe duke vijuar me Beratin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën, Korçën, Burrelin, Peshkopinë, Kukësin e Lezhën. Ditën e Shtunë 17 Dhjetor, ora 16.30, përfaqësues të Fondacionit do të jenë në Teatrin Metropol në Tiranë për të bërë një prezantim të mundësive që ofron programi ‘Bota e Ndryshimit’ dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›