Rivlerësimi i pagave vetëm gjatë 2011-ës
07/04/2010 Mjekët në spitale
Rivlerësimi i pagave të diferencuara për personelin mjekësor që shërben në institucionet spitalore do të kryhet gjatë vitit të ardhshëm. Ndryshimet e bëra në sistemin spitalor, fillimisht do të shoqërohen me përcaktimin e kostos financiare që do të ketë secili shërbim. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore kanë pohuar se brenda 2010-ës do të përfundojë vlerësimi i kostos që ka çdo shërbim në spital dhe vetëm më pas do të punohet për skemën e rivlerësimit të pagave të diferencuara mes mjekëve. Kështu edhe për punonjësit e spitaleve do të ndiqet skema e përdorur në shërbimin parësor, për dhënien e pagave në varësi të punës së kryer, ku për secilin shërbim do të vendosen indikatorët matës. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, pacientët që janë pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore do të vijojnë të përfitojnë falas shërbim shëndetësor në spital me reformën e financimit të spitaleve nga ky institucion. Drejtorja e ISKSH-së, Elvana Hana, ka pohuar se cilësia e shërbimit shëndetësor do të përmirësohet ndjeshëm, nëse do të rritet jo vetëm numri i kontribuuesve, por dhe sasia e parave që derdh çdo qytetar. “Unë dua të siguroj pacientët e siguruar se nuk do të paguajnë asgjë për shërbimet që do të marrin në spital, por kjo s’do të ndodhë për qytetarët që nuk paguajnë kontributet shëndetësore. Natyrisht, gjatë kësaj kohe do të rrisim investimet dhe do të përmirësojmë cilësinë e shërbimit shëndetësor në spitale”, ka pohuar Hana. Që në fillim të 2010-ës, ky institut ka lidhur kontrata për shërbimet mjekësore me 39 spitale të ndryshme publike që shtrihen në të gjithë vendin. Ndërkohë që për të ulur nivelin e abuzimeve që kryhen veçanërisht me barnat në spitale, dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një urdhër të ri, në të cilin përcaktohet që mjekët s’duhet të lëshojnë në receta barna që nuk janë në farmacitë e spitalit. Në rastet e rralla kur lejohet kjo gjë, duhet të mbajë firmën e shefit të shërbimit përkatës. Sipas këtij urdhri, lejohet blerja e barnave jashtë spitalit vetëm në rastet kur vihet në rrezik shëndeti i pacientit nga mungesa e këtij medikamenti në farmacinë e spitalit.