Nga Barmashi në Leskovik 70 km për një certifikatë
07/04/2010 Banorët: Kërkojmë zyrën e gjendjes civile në Ersekë dhe jo në Leskovik
KOLONJË- Rreth 200 banorëve të komunës Barmash në rrethin e Kolonjës, (ose tetë fshatrave të kësaj komune) u duhet të përshkojnë 70 kilometra rrugë (vajtje -ardhje) për të mbërritur në qytetin e Leskovikut, ku aty mund të marrin një certifikatë, sepse që prej një viti zyra e gjendjes civile e komunës Barmash është shpërngulur në Leskovik. Por kjo gjë ndodh edhe kur tërheqin pensionin, edhe kur marrin ndihmën ekonomike, edhe për arsye të tjera. Që nga fillimi i këtij viti dhe deri më sot, kryekomunari i Barmashit, Vasil Rrushi, dhe banorët e saj kanë kërkuar që të paktën dokumentacioni i banorëve të komunës të transferohet në qytetin e Ersekës, sepse ky qytet ndodhet më afër tyre, por deri më tani kjo kërkesë nuk ka gjetur zgjidhje. Habia e banorëve qëndron te pyetja: përse jo në qytetin e Ersekës që është shumë afër me Barmashin, por në atë të Leskovikut që gjendet disa dhjetëra kilometra larg? Habia nuk përfundon këtu: Kjo komunë dokumentacionin e trungut familjar e ka në qytetin e Ersekës, ndërsa zyrën e gjendjes civile në qytetin e Leskovikut, çka u duhet që herë të udhëtojnë në drejtim të Përmetit për të mbërritur në Leskovik, dhe herë në drejtim të Korçës për t’u gjendur në Ersekë. Sipas 1200 banorëve të kësaj komune, me shpërnguljen e gjendjes civile në qytetin e Leskovikut në të njëjtën kohë kanë filluar edhe peripecitë e tyre, sepse kjo do të thotë shpenzime monetare, humbje e ditës së punës, lodhje dhe humbje kohe, mosrespektim të qytetarit, dhe në rast se atë ditë nuk mbaron dot punë, rituali duhet të përsëritet për herë të dytë, të tretë apo dhe më shumë. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, komunës së Barmashit me qytetin e Leskovikut i mungon edhe transporti i rregullt i udhëtarëve, çka do të thotë se çdo banori i duhet të presë në anë të rrugës për një kohë të gjatë, pasi Barmashi së bashku me 8 fshatrat e tij njihet si komunë e thellë malore, ku vetëm për të mbërritur në Barmash, banorëve të zonës u duhet të udhëtojnë disa orë më këmbë. Që të gjitha këto kanë filluar ta bëjnë jetën e banorëve edhe më të vështirë, pasi herë pas herë u duhet të nxjerrin certifikata edhe për fëmijët e tyre emigrantë.