Rivlerësimi i shtëpive, dyndje emigrantësh në sportele
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shtyrjen e afatit për aplikim për rivlerësim e shtëpive të ngritura para viteve ’90, fluksi i aplikantëve ka rënë. Në sportelet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shumica e qytetarëve që vazhdojnë të kryejnë procedurat janë emigrantë, të cilët do të kthehen në vendet ku jetojnë menjëherë pas festave të fundvitit. Ndërkohë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme iu kërkon qytetarëve që të paraqiten në kohë për të aplikuar, në mënyrë që të mos përqendrohet fluksi në ditët e fundit të afatit. Qeveria e shtyu një ditë më parë afatin për amnistinë fiskale deri më 31 mars të vitit 2012. Për rivlerësimin e banesës nuk janë të interesuar vetëm ata që nuk kanë hipotekë, por edhe persona të tjerë që kanë blerë me herët banesat e tyre. Nëse do të marrësh një kredi dhe shtëpia jote ka një vlerë sipas hipotekës vetëm 30 mijë dollarë, këtë vlerë banka e merr në konsideratë. Mirëpo vlera reale e banesës aktualisht është 100 mijë dollarë. Kështu që për diferencën 70 mijë dollarë në një periudhë normale duhet paguar taksë 10 për qind, por amnistia fiskale mundëson vetëm 1 për qind. Duke parë interesin gjithnjë e në rritje të qytetarëve për rivlerësimin e banesave të tyre në kuadër të amnistisë, qeveria do të mund të shtyjë procesin.