Pogradec, gjendet arsenal armësh, arrestohet 40-vjeçari

Një arsenal i vërtetë armësh është gjetur sot nga forcat e policisë së Korçës në fshatin Gështenjë të Pogradecit.
Sipas të dhënave më të fundit, ky arsenal armësh është gjetur në banesën e shtetasit Jorgo Tare 40 vjeç ndërkaq që policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij të fundit.
Bëhet fjalë 2 automatikë model 56, një pushkë model 63, një mitraloz dhe sasi të mëdha municionesh luftarake të cilët mbaheshin të fshehura në banesën e 40-vjeçarit.
Pritet që ndaj të arrestuarit të nisin hetimet dhe ndaj tij është ngritur akuza e mbajtjes të paligjshme të armëve dhe municioneve luftarake.